Nesër lexoni/ Koha e Ramiz Alisë është rikthyer me nipat e komunistëve në pushtet, acari politik në raportet Shqipëri – Amerikë

445
INTERVISTA/ Diplomati Topollaj sqaron mbulimin e medias mbi votën antiamerikane të qeverisë për Jerusalemin, lidhjet e trafikantëve me krerët e politikës dhe si u mbrojt Saimir Tahiri nga kolegët e tij 
-Vijon nga numri i kaluar
I ftuar në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malo në Shijak TV, Ambasadori Spartak Topollaj ka hedhur dritë mbi acarin politik të marrëdhënieve të vendit me SHBA pas votës kundër në OKB. Pse drejtësia shqiptare është e paralizuar, mbrojtja e padrejtë që iu bë Saimir Tahirit dhe lidhjet e mafiozëve të drogës me krerët më të lartë të politikës shqiptare. 
-Pashë një ceremoni të Gramoz Ruçit duke u takuar me disa gazetarë dhe doli dhe fjala e Berishës, që vetëm një gazetë e kishte mbuluar lajmin për votën. I gjithë shtypi i shkruar, të 16 gazetat, asnjë fjalë si lajm e, jo më komente apo të merreshin me opozitën. Çfarë po ndodh? 
Të të pyes, po këto gradaçelat kush i ndërton, këto super pallatet e super lejet, super reklamat e privilegjet me fonde shteti që marrin shumë media, përse i marrin? E kam thënë dhe herë tjetër dhe do ta them gjithmonë… ku qëndron enigma? Si mundet, kur e djthata është në opozitë i gjithë shtypi është me të majtën dhe me qeverinë, ndërsa kur e djathta është në qeveri dhe opozitë është e majtë prapë shtypi është me të majtët. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se ata i kanë futur duart thellë në thasët me para të këtij vendi dhe oligarkëve e komandohen nga ata. Shikoji ti, pse janë naivë shqiptarët? Nuk e kuptojnë sesi ndryshon linja editoriale e Top Channel dhe e Top Klan sa herë kanë interesa? Sa herë duan të godasin x e y apo njërin e tjetrin? Pra kjo është e vërtetë, meqenëse më kujtove gazetën. Po ta them unë, gazetat i japin vend miseve e pseudovipave për këto mbushjet me germa të mëdha në faqe të parë të gazetave…
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal