Nesër lexoni/ INTERVISTA me Prof. Dr. Lisen Bashkurti: Votimi i Shqipërisë kundër SHBA ishte i paqëndrueshëm dhe dritëshkurtër..

475
Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Vendimmarrja për votën kundër SHBA u bë jashtë parimit gjithëpërfshirës dhe duke mos konsideruar në konsultim institucionet kushtetuese për politikën e jashtme të vendit. Pra, edhe strategjikisht edhe proceduarialisht nuk u veprua drejt në rastin e votimit kundër SHBA për zhvendosjen e ambasadës së tyre në Jerusalem.
Titulli: Votimi i Shqipërisë kundër SHBA ishte i paqëndrueshëm dhe dritëshkurtër, jo parimor dhe aspak pragmatik
Jakup B. GJOÇA
Vota kundër e qeverisë shqiptare ne OKB ndaj Rezolutës të Presidentit të SHBA për Jerusalemin, ka ngjallur shumë debat dhe kundërshti në Shqipëri. Prof. Dr. Lisen Bashkurti, në intervistën ekskluzive për gazetën “Telegraf” shprehet qartë: Vota e Shqipërisë në OKB kundër Rezolutës së Presidentit Tramp është dritëshkurtër, jo pragmatiste dhe ka dy gabime serioze: Rreshton Shqipërinë kundër aleatit strategjik SHBA dhe gabimi i dytë ka të bëjë me procedurën e politikë-bërjes dhe vendim-marrjes në politikën e jashtme në Shqipëri. Kjo procedurë nuk respektoi parimin e gjithë përfshirjes dhe as normat institucionale kushtetuese të vendit. Prof. Bashkurti shprehet se Letra e Presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta Presidentit Tramp shpreh një shqetësim publik dhe kombëtar. Ndërsa për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe se Kryeministri Rama nuk duhet të fajësojë BE-në, por të kërkojë përgjegjësinë te vetvetja. Prof. Bashkurti fajëson Shqipërinë, që ende nuk ka plotësuar 5 kushtet e BE-së. Prof. Bashkurti në intervistën për gazetën “Telegraf” thotë se zgjidhja e problemit të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri rrëzon një mal paragjykimesh….

Sigal

Prof. Bashkurti, ju si e interpretoni votën e Shqipërisë në OKB kundër Rezolutës së SHBA?
Në organizatat ndërkombëtare procesi i votimit është një nga momentet më të matshme të politikës së jashtme të çdo shteti. Si i tillë, votimi kërkon një përkujdesje të madhe. Në mënyrë të veçantë, kur votimi lidhet me çështje me sensibilitet të lartë, kur ka të bëjë me partnerë strategjikë, apo përbën një dilemë midis presioneve, apo përplasjeve të mëdha ndërkombëtare, votimi kërkon shumë përllogaritje të qarta, të qëndrueshme dhe afatgjate, pragmatike dhe parimore. Rasti i votimit të rezolutës së AP të OKB kundër vendimit të Presidentit të SHBA, Donald Trump për zhvendosjen e ambasadës Amerika nga Tel Avivi në Jerusalem…

Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…