Nesër Kongresi i PS, gjithçka gati çelet zyrtarisht fushata elektorale

559
DURRES- Partia Socialiste do çelë nesër zyrtarisht fushatën zgjedhore të 18 qershorit nga qyteti i Durrësit. 
Partia më e madhe e maxhorancës do mbajë në këtë qytet Kongresin e saj, nga ku do të jetësohet rrugëtimi i socialistëve drejt parlamentareve me objektiv rikonfirmimin në pushtet edhe për një mandat të dytë qeverisës. 
Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, gjithçka për nesër në orën 10:00 në Pallatin e Sportit në Durrës është gati.
Akoma nuk dihen detaje se si do të jetë i organizuar ky aktivitet i madh, por ajo që shihet nga fotot është harmonia e ngjyrave dhe slogani “Për Shqipërinë që Duam, Shtet-Punë-Mirëqënie”.
Me sloganin për “Shqipërinë që duam” PS do nisë fushatën nga Durrësi e cila do të vijojë përgjatë 40 ditëve, deri në 16 qershor kur edhe do të zhvillohet mitingu përmbyllës në kryeqytet. 
Sigal