Nesër do të vizitojë Shqipërinë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

448
Jens Stoltenberg, Sekretari i përgjithshëm i Nato-s do ta vizitojë Tiranën këtë të enjte dhe vizita e tij do të nisë në orën 10.00.
Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se Stoltenberg do të ketë takime me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Në këtë vizitë, ai do të mbajë një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Edi Rama në orën 11:40 në kryeministri.
Sigal