Nesër do të lexoni/ Pas 3 vitesh do të kuptojmë të vërtetën mbi vetingun dhe krizën morale politike

539
Sigal

Aurel
Plasari, anëtar i Akademisë së Studimeve Albanologjike, studiues dhe shkrimtar i
ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, shprehu pikëpamjet
e tij mbi situatën politike në vend, drogën, krimin dhe rolin e ambasadorëve
ndërkombëtarë në procesin e reformës në drejtësi.

-Profesor, dua ta fillojmë këtë bisedë së
bashku me një çështje të aktualitetit. Nuk e di nëse ndoqët vetëm disa orë më
parë, lajmin se policia ka ndaluar një person që posedonte patentat e
konfirmuara si origjinale të Sajmir Tahirit, ka pushtuar disi mediat. Ndërkohë
që çështja Tahiri ka pushtuar mediat për më shumë se se dy javësh. Nuk e di e
keni ndjekur si tematikë së pari?

Po, e
kam ndjekur sigurisht.

-Ju ka shqetësuar dhe çfarë ju thotë ky
lajm i ditës së sotme?

Ky lajm është
një lloj sensacioni, të themi për gazetarët. 
Për njohurinë time është një gur mozaiku i një çështjeje shumë të madhe,
të rëndë, e cila nuk do të mbyllet. Çështja ka një element shumë problematik
brenda që nuk është bërë publik dhe për këtë arsye, shërbimet ndërkombëtare këtë
çështje nuk e mbyllin. Sikur kryeshërbëtori Edi Rama ta dinte këtë element nuk
do ta merrte në mbrojtje të dyshuarin.

-Ju profesor e dini këtë element? Nëse e
dini, a mund të na e thoni?

Por, e
kuptoj që Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ose prokurorët italianë nuk e
kanë vënë në dijeni të të gjithë elementëve. Njëri prej atyre elementëve e bën
çështjen të pambyllshme, pjesa tjetër është e juaja e gazetarëve.

-Surprizë..A mund të na thoni diçka më
shumë se kaq?

Jo,
pjesa tjetër është e gazetarëve, nuk më takon mua. Por e them që kur të
konstatoni, që nuk u mbyll dhe do vijojë me problematika të tjera, do më
kujtoni që e kam thënë.

-Kur thoni e pambyllshme e keni fjalën për
Saimir Tahirin apo shkon më tej sesa Tahiri?

Besoj që
shkon më tej…

-Deri te kryeshërbëtori?… Më lini ta bëj
këtë batutë

Jo, nuk është
çështje te personat që shkon, nuk është çështje vetëm e drogës. Është çështje përtej
drogës.

-Na bëtë gjithmonë e më shumë kurioz, a
mund të na thoni diçka më shumë? Çfarë ka përtej, më keq sesa droga, armët?…
nuk e di, nuk më vjen në mendje…

Ka
elementë të tjerë që gradualisht do dalin. Ja nesër, pasnesër do dalin gazetarë
të specializuar dhe t’i vënë në dukje ato elemente.

-Pra, ju po thoni që lajmi i ditës së
sotme është thjesht një pazëll që ndriçon paksa..

Një gur
në mozaik, por nuk çon në ndonjë gjurmë të rëndësishme. Nuk është jahti, makina
gjurma e rëndësishme. Është një nga gjurmët, sigurisht dhe nuk do na shkonte ta
diskutonim e stërhollonim më tej.

-Mendoni se do jetë kjo çështja me të
cilën do fillojë i ashtuquajturi veting? Po hyj këtu të flas për vetingun pasi
ju e keni trajtuar dhe më ka ngelur në mendje.

Kjo çështje është jashtë
vetingut