Nesër do të lexoni/ Aleks Hajdari: Krimi ka gjunjëzuar politikën dhe Policinë e Shtetit, vendi “arenë lufte”

606
Përfshirja e policisë në trafikun e drogës, mbështetja e krimit nga politika, deklaratat e Ambasadës Amerikane, roli i ish-ministrit të Brendshëm, disa nga pikat e intervistës

Alma Çuka

Ish-drejtuesi i policisë në disa qytete të vendit aktualisht kryetar i shoqatës së policëve në lirim, Aleks Hajdari në një intervistë për gazetën “Telegraf”, flet mbi situatën aktuale në vend. E konsideron të rëndë përfshirjen e politikës në Policinë e Shtetit. Të njëjtin mendim ka edhe për policinë, e cila sipas tij, në katër vitet e fundit është bërë pjesë e trafikut të drogës dhe ka vjelë prej trafikantëve 30% të fitimit. Shprehet se situata nuk mund të ndryshojë për aq kohë sa politika është e kapur nga krimi dhe policia i ka duart e bllokuara. Ka një mesazh të fortë për politikën dhe policinë. Ndërsa shton, se Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duhet t’i kthehen kompenetcat e zaptuara nga ish-ministri Tahiri. 

Zoti Hajdari prej kohësh policia e shtetit është vënë përballë akuzave për mbështetje të Krimit, kryesisht trafikut të drogës. Këtë qëndrim e ka mbajtur edhe politika, kryesisht opozita. Cili është mendimi Juaj?
Lufta ndaj krimit të organizuar në radhë të parë është vullnet politik i Qeverisë dhe në radhë të dytë detyrim ligjor i Policisë së Shtetit për të analizuar situatën, identifikuar problematikat, planifikuar rrugët, mënyrat, format, mjetet dhe burimet njerëzore të nevojshme për të luftuar krimin e organizuar në veçanti dhe atë të rrugës në përgjithësi si dhe për të përcaktuar mënyrën e kontrollit të realizimit të këtyre objektivave. Për fatin e keq ky vullnet nuk ekziston dhe ky planifikim nga Organizata e Policisë nuk është bërë të paktën deri në këto momente që po flasim, përkundrazi kontrollin e territorit e kanë marrë në dorë organizatat dhe grupet kriminale apo individë me begraund kriminal duke bërë që ata të rrisin në mënyrë të shfrenuar dhe të pakontrolluar nga shteti fitimit e tyre dhe duke u bërë….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal