“Nëse refuzoni punën që iu jepet, nuk do të përfitoni më ndihmë ekonomike”

411
Sigal

“Kush refuzon punën, nuk do të përfitojë më ndihmë ekonomike”. Ka qenë vetë kryeministri që theksoi nevojën e ligjit të punëkërkuesit të papunë, në mënyrë që refuzuesit e punës, nuk do të kenë më mundësi për të parazituar, sic e cilësoi ai përfitimin e ndihmës ekonomike.

Edi Rama: “Na duhet patjetër ligji i punëkërkuesit të papunë. Nuk mund të mbajnë në kurriz ata njerëz që refuzojnë punën që i jepet, nuk ka të drejtë që si refuzues të marrë ndihmë ekonomike, kjo quhet parazitizëm.”

Në konferencën për arsimin profesional, mbajtur në shkollën Herman Majer në fshatin SOS, përmes batutave kreu i ekzekutivit, hoqi paralelizëm me universitetet.

Edi Rama:  “Universiteti nuk është tezga e qofteve te daja, por duhet plotësuar disa standarde për të hyrë në universitet. Ne jemi sot në debatin më qesharak, a duhet apo nuk duhet që një ngelës të bëhet jurist. Sot është një juri e tërë që kërkojnë që univertet të jenë me 7 kanata të hapura dhe të gjithë të shkojnë në universitet, një katastrofë që një nga pamjet e ka në ndërmarrjet shqiptare. Nuk ka një ndërmarrje sot në Shqipëri që nuk thotë se ka nevojë për krah punë”

Ambasadorja e Bashkimit Evropian, një nga financuesit e arsimit profesional, kërkoi të bëhet më shumë për rritjen e nivelit arsimor. Shqipëria tha ajo duhet të shndërrohet një vend konkurrues në tregun evropian të punës.

Romana Vlahutin: “Në Shqipëri ka ende shumë sfida, përshembull shkalla e largimit nga shkollat 9 vjecare, 30%, shumë e lartë. Kemi parë dhe pabarazi pjesëmarrje burrë-grua. Papunësia ka të bëjë shumë dhe me punën që ofrohet por edhe me trajnimin e personave që kërkojnë punë. Deri më tani ne kemi investuar 19 mln euro, dhe 30 mln euro me projektin buxhetor IPA. Sfida është si do arrijmë të bëjmë trajnimin dhe arsimi profesional të jetë sa më i përshtatur me tregun e punës. Ambicia jonë e përbashkët është që Shqipëria të jetë anëtare e forte e BE dhe konkurruese. Investimi te njohuritë është më i rëndësishmi. Arsimi profesional do i ndihmojë të rinjtë të rriten profesionalisht.

Mes shifrave, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, bëri një pasqyrim të nivelit të arsimit profesional në vend, ku si model mori shkollën herman majer, ku marrin dije nxënës me mesatare absolute 10. Klosi tha se për herë të parë janë plotësuar në kohë rekord të 10 indikatorët për arsim cilësor profesional, ku përfshihet përshtatja me tregun e punës, diferenca burë-grua, bashkëpunimi me biznesin, trajnimi i mësuesve etj.