Nervozizmi qeveritar dhe “heshtja” që flet e zonjës Romana Vlahutin!

759
Engjëll Musai

Drejtor i “Telegraf”
Siç pritej për fat të keq, pasi gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për të pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe masën e arrestit të shtëpisë për dy vartës të tij, pasi po heton nëse është përdorur apo jo nga Policia e Shtetit në kundërshtim me ligjin, një pajisje përgjimi e sjellë nga Italia. Ministri i Brendshëm e pas tij edhe Kryeministri, u sulën me një nervozizëm ta pacak e të pakuptimte, duke përdorur gjithë arsenalin e tyre leksikor kanosës e fyes mbi gjykatën dhe mbi prokurorinë e më drejtpërdrejtë edhe mbi gjykatësin e gjykatës se Tiranës, Arjan Aliaj, gjykatësi që pranoi kërkesën e Prokurorisë. Çdo specialist i fushës se psikologjisë, qoftë edhe me një formim minimal në aspektin profesional, nuk e ka të vështirë ta përkthejë domethënien e nervozizmit qeveritar të Kryeministrit dhe të Ministrit të tij të Brendshëm dhe reagimin e pakontrolluar deri në dëshpërim të tyre, ndërkohë që në një shtet normal të se drejtës, hetimi konform ligjit është normë bazë e funksionimit të organeve të drejtësisë. Pa dashur të përcaktojmë nëse bëri mirë apo keq prokuroria apo gjykata, sepse nuk është në të drejtën time kjo gjë, por po prezumoj paraprakisht se prokuroria mund të jetë nxituar…! Edhe gjykata mund të ketë gabuar! Po a e justifikon nervozizmin kryeministror e gjitha kjo?! A e përligj ky fakt humbjen e kontrollit nga ana e Kryeministrit dhe Ministrit të tij të Brendshëm sa të mbërrijnë deri në sulme personale, në denigrim dhe në kanosje të gjyqtarit nga pozita e lartë shtetërore?! 
-Ndaj mendova t’i drejtohem publikisht zonjës Vlahutin në cilësinë e saj si shefe e misionit të BE-se në Shqipëri, por edhe si bashkautore dhe bashkënegociatore për realizimin e reformës në drejtësi, se a është dakord ajo me qëndrimin me të fundit të Kryeministrit dhe të Ministrit të tij të Brendshëm? Dhe me tej akoma zonja Vlahutin; vërtetë reforma në drejtësi duhet miratuar që të ndëshkojë gjyqtarin Arjan Aliaj, siç u shpreh ministri Tahiri?! Ju nuk duhet të heshtni zonja Romana Vlahutin! Ju duhet të mbani një qëndrim, nëse e miratoni apo jo qëndrimin e Kryeministrit Rama dhe të ministrit të tij Tahiri në lidhje me sulmet publike dhe politike ndaj gjykatës dhe prokurorisë! Ju zonja Vlahutin duhet t’u thoni shqiptarëve se çfarë do të ndodhte nëse Kryeministri i vendit tuaj apo Kryeministri i çdo vendi tjetër të BE-se do ta cilësonte publikisht një gjyqtar “killer të paguar”?!
-Zonja Vlahutin! Në shtetin e se drejtës pushtetet janë të ndara. Në shtetin e së drejtës ekzekutivi nuk ka asnjë atribut apo asnjë tagër mbi pushtetin e drejtësisë! Atëherë përse ju që na flisni e na apeloni me të drejtë për reformën në drejtësi heshtni kur Kryeministri dhe Ministri i tij i brendshëm ushtrojnë presion, ushtrojnë dhunë psikologjike dhe dhunë politike dhe kanosin një gjykatës apo me keq akoma gjithë gjykatën dhe prokurorinë…?!
Zonja Ambasadore e BE-së, ju nuk duhet të heshtni! 
Madje jo vetëm nuk duhet të heshtni, por duhet të bërtisni me zë të lartë dhe t’u tregoni shqiptarëve që si një përfaqësuese e BE-se dhe si mike që i doni të mirën Shqipërisë dhe popullit të saj jeni kundër dhunës verbale e kundër kanosjes mbi drejtësinë. Apo nëse jo, heshtja në mos fajtore, ju bën palë me ata që nervozizmi i bëri të humbasin gjykimin, drejtpeshimin dhe vetëkontrollin. Por me lejoni t’ju apeloj publikisht edhe për një çështje të ngjashme zonja ambasadore; tregojuni shqiptarëve se perse nuk është plotësuar ende kërkesa e Prokurorisë së shtetit shqiptar për blerjen e një pajisje përgjimi parashikuar si financim i BE-së që në IPA 2013?! Përse delegacioni i BE-së nuk e financoi blerjen e kësaj pajisjeje, edhe pse me parë kishte rënë dakord për ketë gjë?! Dhe në fund, një sugjerim: Nëse nuk e dini përgjigjen zonja Vlahitin, mund të pyesni shefin e bashkëpunimit në DBE, zotin Yngve Engstrom, sepse mbase ju ndihmon të kuptoni me këtë rast se përse nuk u financua kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme, sepse kjo mund t’ju ndihmojë që të kuptoni edhe arsyet e vërteta të nervozizmit qeveritar…! Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, shpresoj të shfaqeni edhe në këtë rast në lartësinë e përgjegjësive me të cilat jeni shfaqur gjatë negociatave për realizimin e reformës në drejtësi. 
1- Zonja Romana Vlahutin: Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, në 1 shkurt 2014 në takimin e Mynihut theksoi se oligarkët qeveritarë po përdorin presionin dhe paranë për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit. A është ky një rast flagrant para të cilit Ju nuk duhet të heshtni zonja ambasadore?! 
2- Nëse Ju zonja ambasadore do të vazhdoni heshtjen e qëllimshme, atëherë duhet ta kuptoni se po vrisni aspiratat e qytetarëve shqiptarë, të cilat po shtypen nga barra e korrupsionit dhe se ju do të konsideroheni jo ambasadorja e BE-së, por “qoka” e fundit e Stefan Fyles për Kryeministrin Rama në këmbim të kontratave të CEZ-it dhe ndonjë gjëje tjetër
3- Ju zonja Vlahutin, duhet t’u thoni shqiptarëve se çfarë do të ndodhte nëse Kryeministri i vendit tuaj apo Kryeministri i çdo vendi tjetër të BE-së do ta cilësonte publikisht një gjyqtar “killer të paguar”?!
4-Zonja ambasadore e BE-së, Romana Vlahutin: Tregojuni shqiptarëve se perse nuk është plotësuar ende kërkesa e Prokurorisë së shtetit shqiptar për blerjen e një pajisje përgjimi parashikuar si financim i BE-së që në IPA 2013?! Përse delegacioni i BE-së nuk e financoi blerjen e kësaj pajisjeje, edhe pse më parë kishte rënëdakord për këtë gjë?!
5- Romana Vlahutin: A u ndjetë ndopak e turpëruar kur Edi Rama i konsiderojë kolegët tuaj të shtypit shqiptar si moçale. A mendove për një çast se bashkë me Kryeministrin ju ishit mushkonjat e moçalit që po flisnit para këtij moçali?!
Sigal