Petrit Vasili: Neroni dogji Romën, kryeministri djeg Teatrin Kombëtar

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me perandorin e Romës antike, Neronin që njihet në histori si njeriu që dogji për teka “artistike” kryeqytetin e perandorisë.

Deklarata e Petrit Vasilit:

“Neroni dogji Romën, kryeministri djeg Teatrin Kombëtar.

Neroni besonte se ishte poet dhe dramaturg, luante lirën me mire se te gjithe, e dinte veten per piktor dhe skulptor. Kjo mendje e çakërdisur dogji Romen dhe mbeti ne memorjen e gjithe botes si gjakatari me i madh i artit dhe qytetërimit mbi dhe.

Kryeministri yne e di veten piktor,skulptor,shkrimtar etj etj njelloj si Neroni, ndaj edhe do qe te djege Teatrin Kombetar.

Misioni i ndaljes se kesaj menxyre dhe te ketij Kryeministri- Neron, eshte i shenjte dhe artistet qe po mbrojne Romen e tyre,Teatrin Kombetar, jane misionare”.