Nepotizmi me bursat MASR/ 4,7 miliardë lekë janë dhënë për 97 bursa. Nuk ka transparencë, disa përfitojnë 100 milionë lekë

2067
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Ministria e Arsimit asnjëherë nuk ka bërë transparente kriteret e dhënies së bursave ekselencë, as procedurat e konkurrimit

Studentët kanë 9 ditë që protestojnë, duke kërkuar përgjysmimin e tarifave studentore, si edhe përmirësimin e kushteve të jetesës në konviktet studentore. Qeveria nuk pranon, duke pretenduar se nuk ka kaq fonde.

Ja ku janë fondet që u mungojnë Universiteteve tona publike

Ministria e Arsimit ka akorduar 4,7 miliardë lekë për 97 bursat ekselence, ku, sipas të dhënave të publikuara në Open Spending Albania, në shpenzimet që ka bërë MARS

po të shikosh me vëmendje, bie në sy, për shembull, që një student, Klea Matia i janë akorduar 3 herë bursa ekselence, në vitet 2016, 2017, 2018 me vlera. 76 milionë lekë, herën e parë, 90 milionë herën e dytë dhe 40 milionë herën e tretë. A. Muhedini 89 milionë lekë, Arbër Gjoka 100 milionë lekë, E Gjiriti 104 milionë lekë, Madje, shumë prej këtyre emrave të publikuar, nuk u shkruhet emri i plotë, as atësia, por me iniciale, për të fshehur nga publiku, se fëmijët e kujt janë, duke shkelur kështu ligjin dhe transparencën. Për të fshehur gjurmët e atyre që kanë përfituar bursat ekeselence, publikohen vetëm inicialet e emrave, nuk publikohet atësia, natyrisht që askush të mos mundet të mësojë, të kujt janë këta që përfitojnë bursa nga Ministria e Arsimit. Po si mundet që një familje në Shqipëri, që nuk ka të ardhura fare, ose jeton vetëm me pension invaliditeti, ose me një rrogë minimale, të paguajë për fëmijën e vet student mbi 6 milionë lekë në vit në universitetet publike, kur fëmijët e të pasurve shkojnë dhe studiojnë falas në universitetet e botës dhe taksapaguesat shqiptarë u paguajnë atyre faturën e studimit. Ministria e Arsimit asnjëherë nuk ka bërë transparente kriteret e dhënies së bursave ekselence, as procedurat e konkurrimit.

Ja ku mund t’i gjeni emrat e atyre që kanë përfituar bursa ekselence

Për të gjithë studentët, gazetarët apo qytetarët që kërkojnë të dinë se si ministria e Arsimit po shpenzon fondet buxhetore, parat e taksa dhe tarifa paguesve.

Tek portali SPENDING DATA ALBANIA, rubrika e Thesarit janë të publikuara të gjitha pagesat buxhetore nga viti 2012 dhe deri sot. Ato vazhdojnë të publikohen çdo jave.

Përzgjidhni tek Institucion Buxhetor, Ministrinë e Linjës dhe të gjitha pagesat do ju listohen aty bashkë me vlerën, datën, kategorinë e shpenzimit dhe përshkrimin e faturës.

Nëse kërkoni për kategorinë e shpenzimit Bursa aty janë të gjitha bursat dhe përshkrimi i pagesës ka edhe emrin e ekselentit përfitues. Janë nga 2015 deri sot dhjetor 2018, vlerë 468 milionë lekë të reja për 97 pagesa http://spending.data.al/sq/treasury/list/year/2015/inst_code/1011001/pay_cat/6061021/termi/burs

Por po kështu ju mund të kontrolloni për Universitetet thjesht duke kërkuar me tre germat e para tek filtri i kërkimit Institucion Buxhetor. Do gjeni aty pagesa për abonime shtypi, mobilie, makina, transporte, roje, lulishtar e detergjent, por mos prisni të gjeni ndonjë abonim për botime shkencore(?).

Të dhënat mund t’i filtroni sipas kategorisë së përshkrimit, vlerës së pagesës, klientit përfitues.

Ja disa nga emrat që kanë përfituar bursat ekselence nga MASR:

Rea Dalipi 22 milionë lekë

Dudi Ilias 106 milionë lekë

Uendi Kaçori 55 milionë lekë

Ina Mile 75 milionë lekë

Iva Mushani 52 milionë lekë

Alesia Burnazi 47 milionë lekë

Jona Hoxha 55 milionë lekë

Megin Shehi 55 milionë lekë

Odise Grembi 63,3 milionë lekë

Klea Matia 73 milionë lekë

Teuta Turani 95 milionë lekë

Akri Cipa 67 milionë lekë

  1. Muhedini 89 milionë lekë
  2. Baze 54 milionë lekë
  3. Gjiriti 104 milionë lekë

Arbër Gjoka 100 milionë lekë

Sara Beqiri      65 milionë lekë

Selma Gryka   64 milionë lekë

A.Cipa 81 milionë lekë

K.Matia           90 milionë lekë

G.Malaj           112 milionë lekë

Almario Sula   64 milionë lekë

Selma Gryka   64 milionë lekë

Eneos Carka    53 milionë lekë

E.Duva            63 milionë lekë

G.Muskaj        65 milionë lekë

Grei Muskaj    66 milionë lekë

Iva Ballvora    55 milionë lekë

Junida Mulla   45 milionë lekë

Amos Jaupi     45 milionë lekë

Elior Fureraj    49 milionë lekë

Klea Matia      40 milionë lekë

Dean Çelaj      50 milionë lekë