Nënshkruhet platforma e bashkëpunimit të partive politike e koalicionit opozitar

56

Aleanca e Majtë: Meta, Milo dhe Gjinushi së shpejti marrëveshje bilaterale me PS-në

Kur kanë mbetur më pak se një javë nga 23 prilli,  nga zyrtarizmi në KQZ i koalicioneve zgjedhore, PS-ja zyrtarizoi dje marrëveshjen paraelektorale me 43 parti të koalicionit opozitar, të cilat kanë pranuar ftesën e socialistëve për koalicion, nënshkruan mesditën e djeshme në ambientet e selisë rozë marrëveshjen. Ajo që ra në sy nga takimi i djeshëm i kryetarëve të partive aleate të koalicionit të Majtë, ishte se munguan kreu iLSI-së, Ilir Meta, kreu i PDS-së, Paskal Milo, dhe kreu i PSD-së Skënder Gjinushi. Mësohet se Meta, Milo dhe Gjinushi së shpejti do të nënshkruajnë marrëveshje bilaterale me PS. Ndërsa AK-ja dhe PBDNJ nuk ishin pjesë e këtij takimi, pasi nuk kanë vendosur ende për koalicionet, ndërkohë që FRD ka deklaruar se, do të futet e vetme në zgjedhje.

Pjesëmarrja në qeverisje, në raport me votat që do fitojnë

Partitë politike, që do të marrin pjesë në koalicionin e së Majtës së Bashkuar, do të kenë përqindjen e tyre në qeverisjen vendore dhe qendrore në bazë të votave që do të fitojnë në çdo qark për pushtetin vendor dhe në përgjithësi, në gjithë vendin, për pjesëmarrjen në qeverisjen qendrore.  Kështu, sikurse parashikon marrëveshja e nënshkruar, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota. Ndërsa në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota. Për partitë që do të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje në nivel vendor dhe qendror. Për ato parti, që do të fitojnë një mandat, me listat e tyre, atëherë, do të kenë të drejtën të kërkojnë një vend në qeverisje.