Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili / Calavera do të frikësohet kur të auditohen milionat e BE për reformën e dështuar në drejtësi

156

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në facebook, mbi deklaratat e drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian njëkohësisht Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovefa Calavera.

Sipas Vasilit, Calavera do të frikësohet kur të auditohen milionat e BE për reformën e dështuar në drejtësi.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Calavera do të frikësohet, kur të auditohen milionat e BE për reformën e dështuar në drejtësi!
Calavera nuk shqetësohet fare, që drejtësia u kap dhe atë tanimë nuk e beson më kurrkush. Reforma e Calaveres & co thjesht i vuri emrin pronarit duke kthyer drejtësinë në pronë të rilindjes. Heshtja e dënueshme për këtë shkatërrim të Reformës në Drejtësi e Calaverës i ka hequr asaj të drejtën dhe mundësinë që të flasë, që të bëjë sikur preokupohet dhe të të sugjerojë për këtë reformë. Calavera e humbi mundësinë që të ndihmonte për të bërë reformën në drejtësi, që shqiptarët prisnin, bile për fat të keq ndihmoi për te kundërtën. Tanimë i mbetet vetëm të vazhdojë të marrë edhe për pak kohë mijërat e eurove për një reformë që zhgënjeu thellë shqiptarët. Por auditimi i dhjetëra milion euro të BE për reformën në drejtësi do të kryhet patjetër deri atëherë pres me durim të dëgjoj sërish Calaverën, sigurisht nëse do të ketë fuqi dhe kurajë qe të flasë…