“Nënë Pashakua” e“Rilindjes” Milva Ekonomi, pas koncesionit të laboratorëve dhe bregdetit, sulm për të gllabëruar Postën

1436
Sigal

Vjollca KUTA

Ministrja e Ekonomisë, me mbiemër “Ekonomi”, por që nuk ka asnjë haber nga ekonomia, përveç faktit që ka ditur të bëjë biznes ekonomik-financiar në miliarda lekë të pazbardhura me 5 OJF-të e saj fiktive me burim projektet e pushteteve të PS, të PD e sidomos të “Mjaft” e “Soros”, quhet Milva. Ky emër arumun me kuptim “Gjethe e fishkur”, në Shqipëri njihet si “markë ekonomike” e pluhurit larës “Milva”, i cili deri në vitin 1992 prodhohej në ish-Fabrikën e Pluhurit Larës në Kuçovë. Saktësojmë, se pluhuri “Milva” prodhohej vetëm për të larë duart dhe kominoshet e punës të minatorëve, të naftëtarëve, gjeologëve, tekstilistëve, të shoferë e mekanikëve të parqeve të mallrave, të zhbllokuesve të pusetave të ujërave të zeza dhe benevrekët e ushtarëve, por që më pas, prej varfërisë nisi të përdorej edhe për larje rrobash në familjet e zonave rurale. Si për koincidencë, fabrika e Pluhurit Larës “Milva” ka nisur prodhimin në vitin 1962, pikërisht në atë ditë dhe vit që ka lindur edhe ministrja Milva Ekonomi, të cilës, si nderim ndaj kësaj arritjeje të ekonomisë popullore të socialiste, i vendosën emrin e markës së pluhuri! E sipër koincidencë të emrit të pluhurit larës, emri iu përputh plotësisht me aftësinë e saj, për të kryer detyra “pastrimi” të miliardave me OJF-të hije, me lidhje fijet e të cilave lidhen edhe me disa ministra e ish-ministra të “Rilindjes”, duke iu besuar “misione” të tilla edhe në poste të larat shtetërore. Tashmë, Milva po kryen “misionin” e larjes së pisllëqeve të abuzimeve të bëra prej kupolës së “rilindjes”. E diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës për pastrim barishtesh të këqija dhe të mizave të pemëtoreve, angazhuar prej ish-Sigurimit të Shtetit që në vitet studentore si e besuar dhe e përkushtuar për “pastrimin e armiqve” të partisë e të popullit në institut, në auditorë, në konvikt, në mensë, në bibliotekë, në lagje, shoqëri e deri në familjen e saj, pas vitit 1990 Milva u “desantua” në “lëvizjen e vazhdimësisë së pushtetit” që urrente bejlerët dhe agallarët e më pas brenda PD, duke iu dhënë edhe e drejta e krijimit të disa shoqatave “humanitare”, për të maskuar shërbimet e saj! “Për punë të mirë” brenda lëvizjes demokratike dhe brenda PD, Milva (jo pluhuri larës), në vitin 1994 u gradua “Drejtore e Përgjithshme e Institutit të Statistikave të Shqipërisë”, mision të cilin e kreu deri në vitin 2005, kur PD u rikthye përsëri në pushtet dhe e largoi mbasi zbuloi se ishte “agjente e PS” dhe hartonte statistika “pro” pushtetit “Nano” në vitet 1997-2005 duke i “larë” shifrat e varfërisë, rënies ekonomike e papunësisë”, duke u hequr “besnike e përjetshme e doktorit të madh, të shquar e largpamës”, siç e quante Berishën me përulje. Kujtojmë, që gjatë kohës si Drejtore e Përgjithshme e INSTAT, Milva “pastroi” të dhënat e miliardat që shqiptarët humbën në piramida, duke futur në statistikat “e rritjes së madhe të ekonomisë shqiptare” edhe të dhënat për aktivitetin e SUDES! Mirëpo në vitin 2005, pushteti i dytë e Saliut e largoi, mbasi zbuloi skandalin që Milva, me fondet e buxhetit të shtetit në vitet 2000-2005, duke shfrytëzuar me punonjësit e INSTAT, të cilët i shtoi edhe me 330 vajza e djem me kohë Part-time”, realizonte arkivën statistikore të Shtetit Italian, duke përdorur si menaxhere 3 nga OJF-të e saj, të maskuara pas emrit të një politikaneje 70 vjeçare të “Rilindjes”, e cila 1 muaj më parë deklaroi daljen nga politika, por edhe emrat e vajzave të saj, të cilat siç thotë edhe vetë, ia kanë “plasur buzën” duke treguar se “çfarë bën e sa fiton mami”! Po me ndihmën e paraardhësve të “Rilindjes”, në vitin 2006 ajo futi në kthetrat në drejtimin e projektit “PARIS 21” (OECD), ku ushtroi veprimtari me OJF e saj, për lidhjen e statistikave zyrtare me të drejtat e njeriut, aktivitet “hermetik” të cilin e vazhdoi deri në 31 dhjetor 2007, projekt që ka “gëlltitur miliona lekë edhe nga taksat publike të shqiptarëve. Në shkurt të vitit 2013, si “eksperte” në fushën e “larjes” së zullumeve të pushtetarëve, Milva ose “goca” e PD, PS, PSD, PAD, “Mjaft”, “Soros”, “G-99” dhe “Rilindjes” (siç e kanë përkëdhelur), u ngarkua me “misionin” për të “gatuar e pastronte” letrat e koncesionit të laboratorëve mjekësor, si dhe të gjente klientin e besuar për këtë pazar. Milva “e qau dhe e lau” plotësisht këtë dosje, por që i mbeti emri në VKM, si partnere menaxheriale e bosëve serbo-grekë që u dhuroi laboratorët me porosi të ish-shefit Beqja! Pasi krye me sukses “pastrimin” e këtij koncesioni, në datën 22 Shkurt 2016, Milva (jo pluhuri larës) u gradua Ministre e Ekonomisë dhe Turizmit, me misionin për të “pastruar letrat e pista” që kishte “zografisur” ish-ministri “rilindës” Arben Ahmetaj, ortak ilegal i Vilma Nushit në koncesionin e “Check-up” dhe kontrollin doganor të import-eksportit të cigare-duhaneve. Pasi krye me sukses edhe misionin e mbulim-pastrimit të zullumeve të paraardhësit të saj me pseudonim tregtar “Hermes”, Vilma u ngarkua me detyrën e shenjtë dhe të shtrenjtë, për të firmosur disa koncesione lejesh e ndërtimesh të resortëve turistike në bregdetin e Shqipërisë së mesme, me “konsulencë” të ndihmuar në aspektin social edhe prej OJF-ve të saj. Mirëpo, misionet e Milvës po vazhdojnë edhe tani që qeveria nuk mblidhet e ajo edhe pse e ngarkuar nga pesha e moshës, po bredh për vota në zonat e Durrësit, mbasi është caktuar të gradohet deputete e “rilindjes”, thjeshtë për “plotësim numri të barazisë gjinore” në PS. Dje, pas një “konsulence” të gjatë me “ekspertët’ e pazareve në kupolën e “Rilindjes”, Milva u urdhërua të nis aksionin e futjes në kthetra edhe të Shërbimit Shtetëror Shqiptar (Posta Shqiptare), duke e nisur skenarin me shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij shërbimi! Nuk e dimë edhe sa shërbime të tjera “pastrimi”, do të kryej Milva për llogari të kupolës së “rilindjes” e të vetin, por në ministri dhe në PS, asaj i thonë “Nënë Pashakua” e “Rilindjes”, duke kujtuar atë filmin shqiptar “Yjet e netëve të gjata”, ku për të fshehur gjurmët e aksioneve të çetës partizane, përdorej vetëm “Nënë Pashakoja” dhe shtëpia e saj, siç vazhdon të përdoret Milva dhe ministria që “gocës së rilindjes”, ia kanë dhënë sa për të hedhur firma e vula për llogari të shefave të saj.