Nën drejtimin e Ballës, PS rrëzon dekretin e presidentit Meta për “noterinë”

430
Sigal

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur që të rrëzojë dekretin e presidentit të Republikës Ilir Meta për “noterinë”.

Nga ana tjetër grupi parlamentar i PS-së ka vendosur që të rishikojë ligjin për kadastrën dhe ky i kthyer nga presidenti Meta.

Po ashtu grupi do të rrëzojë amendamentet e LSI-së për buzhetin për studentët, lidhur me kërkesë që buxheti për arsimin të bëhen 5%. Mbledhja u drejtua nga kryetari grupit parlamentar Taulant Balla.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Për noterinë”, miratuar me votat e mazhorancës.

Sipas Presidencës, Përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.