Negociatorët e PE në Tiranë/ Rama sërish në Kryesinë e Kuvendit, ja nga kush shoqërohet

448
Dy zyrtarët e PE-së David Mc Allister dhe Knut Fleckenstein, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike po zhvillojnë në këto momente një takim me kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta tek Kryesia e Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi si dhe deputeti Taulant Balla.

Kreu i qeverisë ka lënë godinën e Kryeministrisë, duke kaluar pranë çadrës së ngritur nga opozita dhe më pas është futur në Kryesinë e Kuvendit.
Pritet që pas takimit me dy aleatët Rama e Meta, zyrtarët e PE-së do shkojnë tek lideri i PD-së, Lulzim Basha.
vijon
Sigal