Negociatat/ Zgjidhja e krizës politike, Ilir Meta ndërmerr lëvizjen e radhës

455
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndërmarrë sot hapin e radhës për t’i kontribuuar zgjidhjes së krizës politike në vend.
Një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve, burime nga Kuvendi pohojnë se kryeparlamentari Ilir Meta ka thirrur sot të gjitha partitë parlamentare në një takim në orën 19:00 për të diskutuar për zgjidhjen e krizës politike.

Sipas burimeve në këtë takim pritet të diskutohet edhe për rekomandimet për Reformën Zgjedhore nga OSBE/ODIHR.

Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që ai pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.
Sigal