Negociatat, Rama akuzon opozitën për bllokim, por e fton edhe për bashkëpunim

517

Sigal

Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron kusht, zbatimin e ligjit të vettingut për hapjen e negociatave, por si një kusht që kjo qeveri ia ka vënë vetes 3 vjet më parë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë, ku mori zyrtarisht edhe progres raportit të këtij viti, Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit edhe opozitës, pasi e akuzoi atë më parë për pengesat e krijuara.

Kazani i broçkullave që zien përditë, që zhurmojnë me të madhe për kushtet që do ti viheshin Shqipërisë, madje u dëgjua se edhe kanabisi do ishte kusht për çeljen e negociatave, edhe njëherë ata që u refuzuan për 3 vite rresht, thanë e çfarë nuk thanë. Dy ditë më parë dolën hapur kundër rekomandimit për hapjen e negociatave. Shqipëria e ka marrë rekomandimin, pa kushte. Ky kusht, për reformën në drejtësi, është në radhë të parë kushti që Qeveria i ka vënë vetes në rrugën e Shqipërisë Europiane. Ne i kemi bërë dhe do ti bëjmë një për një të gjitha reformat e integrimit jo se na i kërkon Brukseli, por se ua kemi borxh fëmijëve tanë. Mes momentit kur jepet rekomandimi dhe uljes në tryezë për të hapur negociatat, ka si rregull një periudhë përgatitore. Vendi duhet të bëhet gati teknikisht, por duhet të bëjë progres në çdo fushë. Nuk ka dyshim që Shqipëria të çelë negociatat sapo e gjithë kjo punë e madhe përgatitore të jetë kryer”, tha Rama.

Sipas tij “ata (opozita) me siguri do thonë që nuk ka negociata me këtë qeveri për ti penguar shqiptarët ti gëzohen një arritje jo të vogël si kjo. Ata do bëjnë çmos për të penguar zbatimin e ligjit të vettingut, por edhe ligjet e tjera të reformës në Drejtësi. E vetmja gjë që duhet të bëjmë ne është të vazhdojmë vendosmërisht në rrugën e vështirë për ta bërë sa më parë të jetë e mundur anëtarësimin në BE. Edhe për opozitën dora është e shtrirë. Mbase jo gjithçka është në dorën e saj. do reflektojmë çfarë mund të bëjmë të gjithë bashkë më shumë, që ta ndihmojmë opozitën të rikthehet në detyrën e saj. le ta shijojmë këtë moment”.