Negociatat për qeverinë, 15 emrat e ish- ministrave që rrezikojnë të mbeten jashtë kabineti

442
Sigal

Negociatat për krijimin e qeverisë së re të koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ballafaqohen së pari me çështjen e standardeve. Konkretisht pritet të përcaktohet së pari se a do t’i lihen Lëvizjes Socialiste për Integrim të njëjtat portofole ministrore me ato që kishte në qeverinë e Berishës. Së dyti, a do të pranohet që ish ministrat e qeverisë “Berisha” të rifuten në qeverinë Rama. Një tjetër pikëpyetje është nëse vet socialistët do të vendosin në poste ministrore ata që dikur kanë qenë ministra në qeverisjen e të majtës në vitet 1997-2005. Më poshtë është lista e deputetëve aktualë që kanë patur poste ministrore dhe shume prej këtyre janë lakuar për korrupsion dhe abuzim me postin e e ministrit dhe që u bënë shkak i humbjes së madhe që pësoi qeveria e Nanos në zgjedhjet parlamentare në 2005-s. . Partia Socialiste

Pandeli Majko

Fatmir Xhafaj

Ben Blushi

Musa Ulqini

Blendi Klosi

Namik Dokle

Anastas Angjeli

Bashkim Fino

Arta Dade

Valentina Leskaj

Lëvizja Socialiste për Integrim

Ilir Meta

Luan Rama

Vangjel Tavo

Nasip Naço

Petrit Vasili

Edmond Haxhinasto