Negociatat për anëtarësimin në BE, Bushati takon Danielsson

436
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm për Negociatat e Anëtarësimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. Ministri Bushati informoi mbi arritjet më të fundit në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian. Danielsson vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ai vlerësoi veçanërisht miratimin e reformës në drejtësi, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e progresit në zbatimin e saj. Danielsson vlerësoi linjën e Politikës së Jashtme të Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe rolin proaktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Sigal