Negociatat me Greqinë, Presidenti Meta: Nuk jemi larg momentit kur do të nisin punimet

498
Presidenti Ilir Meta është shprehur se gjatë këtyre javëve, ai shpreson që puna e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë do të nisë punimet.
I ftuar në “Real Story” në Vizion Plus, Meta është shprehur se kemi të bëjmë me një palë negociata të jashtëzakonshme dhe se procesi i deritanishëm ka qenë i nevojshmë për t’u koordinuar sa më mirë mundshëm, që ekipi të cilit vetë Meta do t’i japë autorizimin, të jetë i aftë që ta bëjë këtë marrëveshje të “jashtëzakonshme” një realitet të prekshëm dhe të pakontestueshëm.
Meta: Së pari për mua ska rëndësi fare, sesi do ta bëja unë, sepse unë e kosndieroj veten për shkak të pozicionit, në cdo rast si një pjesë e të gjithë këtij procesi. Kjo është një marrëveshje shtetërore, dhe si e tillë, nuk më shmang nga përgjegjësia e jashtëzakonshme, sepse është një marrëveshje e jashtëzakonshmse, sepse nuk ndodh sa herë ndërrojnë qeveritë apo presidentët, që të bëhet një marrëveshje kaq e rëndësishme.
Është e jashtëzakonshme sepse na ka ndodhur që një marrëveshje që është nënshtruar më parë, të shpallet e pavlefshme nga Gjykata Jonë kushtetuese, nga një problem që mund të zgjidhej, kemi trashëguar një problem më shumë me Greqinë, për shkak të palës sonë dhe na duhet që ta zgjidhim njëherë e mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme këtë çështje. Në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe të pakontestueshme njëherë e përgjithmonë.
Balla: Cili ishte shqetësimi kryesor, përvec faktit të anashkalimit të institucionit të Presidencës, cka automatikisht e con në shkelje të vendimit të Kushtetueses… pra thelbi, shqetësimi juaj cili ishte?!
Meta: Unë jam në përmbushje të detyrës sime, e cila në këtë rast është e vecantë për shkak të faktit që kjo është një marrëveshje tërësisht e jashtëzakonshme, e se për shkak se Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 ka marrë një vendim i cili nuk është thjesht që e shpalli marrëveshjen të pavlefshme, por është si të thuash një doktrinë…. duke vënë të gjitha argumentat përse duhej të shpallej e pavlefshme ajo marrëveshje. Ky vendim, është një Kushtetutë për këtë çështje, së dyti, nga ana formale, cdo mungesë respektimi të plotë të pikave të ndryshëmtë vendimit të Kushtetueses, nesër mund të përdoret për ta atakuar këtë proces nga ana Kushtetuese.
Balla: I keni qëndruar totalisht kornizës së vendimit, por ndërkohë ajo duket sikur shkon përtej kësaj
Meta: Jo ajo nuk shkon përtej sepse vendimi i Kushtetueses është shumë konkret, i thelluar dhe i studiuar. Ka të bëjë jo vetëm me anën formale, por edhe me platformën e negocimit. Besoj se gjatë këtyre javëve është bërë një punë shumë e mirë për të arritur drejt atij momentin që besoj nuk jemi larg, për të filluar punën ekipi negociator, me një platformë të qartë dhe solide.
Balla: Po lini të kuptohet se do jepni autorizimin
Meta: Nuk besoj se kam lënë të kuptohet se nuk do ta jap ndonjëherë autorizimin…
Sigal