Negociatat me Greqinë/ Presidenti Meta: I detyruar të bëj publike përgjigjen ndaj MEPJ, duhet transparencë

433
Gjatë një deklarate, presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se është detyruar jashtë dëshirës së tij të bëjë publike përgjigjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas kërkesës së kësaj të fundit që kërkonte plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.
Meta u shpreh se duhet të ketë transparencë të plotë nga të gjitha instancat për ketë çështje dhe ai do zbatojë Kushtetutën. Meta ka kujtuar vendimin e Gjykates Kushtetuese të vitit 2010, dhe tha se kjo eshte vija e kuqe për të gjithë.
“U detyrova sot jashtë dëshirës time të bëj publike përgjigjen për MEPJ për kërkesën për autorizimin për negociatat me Greqinë. Duke nënvizuar rëndësinë e madhe të frymës së mirëbesimit me të gjithë fqinjët, jo vetëm me detyrën aktuale si president, dua të theksoj angazhimin tim për zgjedhjen e kësaj çështje. Është e domosdoshmet të ketë trasparencë të plotë të të gjithë procesit nga të gjitha institucionet e shtetit, në respekt të kushtetutës dhe vendimit të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010. Dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i presidentit të Shqipërisë do jetë i bazuar vetëm në Kushtetutë”- tha Meta.
Sigal