Negociatat me Greqinë/ Meta: Kërkuam informacione shtesë për të respektuar kriteret e Kushtetueses

489
Presidenti Ilir Meta tha se është i gatshëm për të garantuar Kushtetueshmërinë e të gjithë proçesit që ka të bëjë me negociatat me Greqinë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vijë e kuqe për mua dhe çdo institucion”, tha Meta
I pyetur se çfarë lëshon Presidenti plotfuqishmëri apo autorizim, Meta tha se vendimi i Kushtetueses prevalon mbi çdo ligj.
“Autorizim apo plotfuqishmëri nuk ka rëndësi, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar qartë rolin e Presidentit”, tha Meta.
I pyetur nëse kthimi i përgjigjes ndaj Ministrisë së Jashtme është refuzim apo shtyrje në kohë për dhënien e plotfuqishmërisë, Presidenti tha se “asnjëra as tjera, është një dialog mes institucioneve. Ne kemi kërkuar informacion shtesë për të ploteësuar gjithë kriteret e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas këtij vendimi edhe për çështjet formale që mund të duken të parëndësishme, mund të dalë nesër një grupim edhe të çojë sërisht çështjen në Kushtetuese”.
“Do të mjaftonte edhe një gabim formal, një mosrespektim i kërkesave Kushtetuese formale, në mënyrë që të ketë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese.
E kemi bërë të qartë se cfarë kërkohet nga institucioni i Presidentit. Pas kësaj ka patur një reflektim nga ana e ministrisë, e cila përsëri në disa elementë është vlerësuar si i domosdoshëm plotësimi i tyre dhe ky është një proces që po vazhdon..”, tha Meta.
Sigal