Negociatat me FMN, Rama: Nuk do të ketë rritje taksash

461
Kryeministri Edi Rama i pararend përfundimit të negociatave me FMN-në të cilat do të publikohen nesër.
Nuk do të rriten taksat dhe nuk do të preket llogaria kapitale. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në takimin që po zhvillohet sot në kryeministri
Edi Rama: “Nesër prezantohet përfundimi i negociatave me FMN unë mund të pararend ditën e nesërme duke vënë theksin në dy aspekte. Së pari nuk do të kemi rritje taksash. Çka konfirmon, jo me zërin tonë por me qëndrimin e FMN-së se gjithçka që është propaganduar me rënien e të ardhurave nuk ka lidhje me arsyet e gënjeshtërta që i janë servirur publikut por ka pasur ndikim të jashtëm. E dyta: Nuk do prekim llogarinë kapitale, do të vijojmë investimet.
Sipas Ramës për herë të parë energjia nuk ka qenë problem gjatë bisedimeve me FMN-në.
Rama mbrojti reformat si ato të duhurat falë të cilave u mor eurobondi i ri me 450 mln euro me interes 5.75%. Gjithashtu mbrojti dhe aksionin anti informalitet.
Sigal