Negociatat me BE, CDU-CSU: Jo persona me rekorde kriminale në administratë

421
Sigal

Grupimi më i madh politik në Gjermani CDU-CSU u shpreh sot lidhur me deklaratën e ministrave të jashtëm të BE për negociatat me Shqipërinë. Ky grupim shprehet se Gjermania ka theksuar në mënyrë të përsëritur se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret për anëtarësim.

CDU-CSU  ka përcaktuar një listë me priroritete të qarta. Kërkesa kryesore sipas tyre lidhet me zbatimin e plotë të reformës në drejtësi të miratuar tashmë. 800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet  t’i nënshtrohen një procedure verifkimi.

Shqetësim për grupin paramentar CDU-CSU  është një përparim i ngadalshëm në drejtim të reformës në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës. Para se BE  të hapë negociatat me Shqipërinë prodhimi i drogës dhe trafikut të saj duhet të frenohet në mënyrë të menjehershme.

“I rëndësishëm është sundimi i ligjit dhe funksionimi i mirë i parlamentit, qeverisë dhe administratës publike. Gjyqësori të jetë i pavarur nga ndikimet politike. Në listën e prioriteteve është reforma zgjedhore, depolitizimi i administratës, të drejtat e pronësisë dhe respektimi i te drejtave te njeriut” thuhet në deklaratën e grupimit CDU-CSU në Gjermani.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë sot dakort me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. “Zëri i Amerikës” ka zbardhur deklaratën për Shqipërinë të ministrave të Jashtëm të BE, ku theksohet qëndrimi pozitiv i Këshillit për rekomandimin e KE për negociatat.