Negociatat/ Gjosha: Qeveria në delir, injoroi kushtet. Maqedonia më e favorizuar

97

E ftuar në Syri TV, ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka komentuar përfundimin e djeshëm të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE, e mbajtur dje në Luksemburg.

Sipas Gjoshës, vendimi final do ti lihet kryeministrave, nivelit më të lartë të qeverive të vendeve anëtare

“Vendimarrja do ti lihet në dorë kryeministrave, nivelit më të lartë. Nuk e dimë në do të kemi një vendim ose jo, siç ka qenë ai i vitit 2016, çka do ta dëmtonte Shqipërinë.

Vendet të paktën ti afroheshin kushteve të Bundestagut gjerman. Ka disa detyra që do ti lihen Shqipërisë për tu përmbushur. Maqedonia e Veriut është disi më e favorizuar, ndërsa për Shqipërinë ka shumë vende. Kjo mbetet për tu parë”, u shpreh Gjosha.

“Është hera e parë që shohim Finlandën që drejtohet më shumë drejt kushteve, se sa favorizimit. Këtë rrallë u shtua edhe Finlanda, çka do të thotë që Shqipëria ka kushte thelbësore për të pëmbushur. Kushte që lidhen ngushtë me ato që ka miratuar vetë Bundestagu gjerman”, shtoi ish ministrja.

Sipas ish deputetes së LSI, qeveria e Tiranës është në delir duke injoruar kushtet.