Negociatat/ Berisha: Nuk ka dritë jeshile për Edvin Mafinë!

547
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të RTV Ora deklaron se nuk ka dritë jeshile nga Brukseli për hapjen e negociatave sa kohë në krye të qeverisë është kryeministri Rama.

Sali Berisha: Një vit më parë gazeta austriake “Kurir” u hap me titullin: ‘Nuk ka dritë jeshile për Ramën e Kuq’. Tani mbetet në fuqi titulli: ‘Nuk ka dritë jeshile për Edvin Mafinë’.

Berisha thotë se, nga 13 kushte të vendosura, Shqipëria ka plotësuar vetëm një prej tyre dhe atë pjesërisht.

Berisha: Janë 13 kushte dhe vetëm njëri është plotësuar deri diku. Kërkohet rezultat i prekshëm në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet. Zero. Është realizuar vetëm vettingu pjesërisht.