Nebil Çika/ PS me Çamërinë, PD me MAVI-në…?!

678
Më në fund PD shpalli kandidaten “e saj” për bashlinë Himarë, të cilën jo pa qëllim e la fundit. Në fakt kjo nuk është një kandidaturë e PD-së, pasi emri i saj është përcaktuar nga PDNBJ, me të cilën PD ka mbërritur në një pakt të fshehur për zgjedhjet lokale në Himarë. Pakti mund të kishte qenë edhe i hapur, por për shkaqe specifike PD nuk doli dot hapur në mbështetje tëë kandidaturës “greke” të PBDNJ në këtë bashki. Ka pasur bisedime të gjata midis përfaqësuesve të PD dhe atyre të Omonia dhe PBDNJ në nivelet më të larta politike për Himarën. PD kishte vetëm një kusht për mbështetur hapur kandidatin grek në Himarë, të mos ishte Fredi Bejleri anëtar i MAVI-t krahu i armatosur i “Rinisë Vorioepirote”, një organizatë që lufton për aneksimin në Greqi të Jugut të Shqipërisë, i akuzuar si autor i Masakrës së Pëshkëpisë në vitin 1994, ku në postën kufitare shqiptare në fshatin me të njëjtin emër u vranë nga MAVI katër ushtarakë shqiptarë. Ky kusht nuk u pranua nga Omonia dhe PBDNJ, gjë që çoi në planin B, atë të caktimit të një kandidature fiktive nga PD-ja, për emrin e të cilës do te binte dakord edhe PBDNJ. Përfaqësuesit e PBDNJ dhe Omonia-s vunë një kusht shumë racist dhe antishqiptar, të cilin fatkeqësisht përfaqësuesit e PD-së e pranuan: ”Kandidati të mos jetë nga Labëria dhe i fesë myslimane”, që në konceptin grek do të thotë “të mos jetë shqiptar”. Për sqarim te lexuesit , filozofia nacionaliste greke konsideron si grek çdo ortodoks shqiptar dhe si shqiptar vetëm myslimanët e katolikët. Pikërisht ky koncept grek ju imponua edhe lidershipit të PD-së në përzgjedhjen e kandidaturës së Himarës. Sot PD shpalli kandidate për këtë bashki pikërisht atë që kishte përcaktuar më parë PBDNJ, Leferi Prifti . Zonja në fjalë ka qenë shefe e financës së bashkisë Himarë gjatë dy mandateve të Bollanos, ndërkohë që ishte një prej dy kandidaturave të PS në procesin aktual zgjedhor brenda kësaj, ku fitoi kreu aktual i Bashkisë Jorgo Goro . Në këtë garë në PS ajo u mbështet fort nga Damian Gjiknuri kushëri i burrit të saj një prej aktivistëve më të njohur të Omonias në Himarë, por fitoi Goro i mbështetur nga Koço Kokdhima dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Me sa duket pas këtij dështimi nga e Majta u vu në dispozicion të PBDNJ që ja ofroi PD-se i kandidaturë fiktive në marrëveshjen e fshehtë që synon të nxjerrë Bejlerin fitues në Himarë. Dua të theksoj se strukturat e PD-së në Himarë, Sarandë dhe Vlorë ku shtrihet bashkia e re e Himarës ishin kundër kësaj “shitje” kishin përcjellë mendimin e tyre deri tek kreu demokrat, por vendimi i tyre u injorua. Për këtë marrëveshje vendosi linja zyrtare greke në PD Spiro Ksera dhe Arben Qiriako, të mbështetur me të gjitha mjetet e mënyrat nga lobet” vorioepirote” në Greqi e më gjerë. Nuk kuptohet autoriteti zyrtar i ish ministrit grek të PD nga Dropulli në në Himarë, por dihet me siguri që ai dhe kandidati Bejleri janë në mos pjesë, ithtarë të “Agimit te Artë”, partisë neonaziste greke e njohur për qëndrimet armiqësore ndaj Shqipërisë. Duhet thëne se PD kishte shanse reale për ta fituar bashkinë Himarë në këto zgjedhje, por vendosi t’ia “shesh” këtë zonë PBDNJ, duke u mohuar përfaqësimin politik njerëzve të saj atje. Ajo që duket më e rëndë se sa “shitja” e Himarës tek PBDN janë kushtet antishqiptare dhe raciste që PD pranoi e aplikoi marrëveshjen e saj të fshehur me PBDNJ. Të mos nxjerrë “kandidaturë shqiptare “, sipas konceptit shovinist grek, jo mysliman . Me ndarjen e re territoriale bashkia e Himarës përbehet nga tre ish njësi vendore dhe popullsi e saj në raporte religjioze shkon rreth 50 me 50 %. Kuptohet që kushtet fetare e raciste të vena nga PBDNJ dhe të pranuar nga PD u heqin nundësinë e përfaqësimit gjysmës së popullsisë, pikërisht pjesës ku atdhetarizmi është më i theksuar, gjë që përbën edhe problemin kryesor për PBDNJ dhe qarqet antishqiptare greke, që qëndrojnë pas saj. Me këtë marrëveshje, sa inferiore aq edhe antishqiptare, PD ka lëshur një mesazh shumë negativ për ata, që ende ndjehen shqiptar në Himarë dhe që kanë qenë në masë votuesë të saj: Greqizohuni, ose ikni ! Por këto zgjedhje nuk janë e para herë që PD ua “shet” Himarën grekeve. Kjo ka ndodhur disa here jo vetëm ne Himarë. Në zgjedhjet politike të vitit 2001 një prej kandidaturave serioze që garantonte apriori fitoren e PD-së ishte miku im i fëmijërisë Gazmend Noga. Zona shtrihej në të njëjtin terren me bashkinë Himarë sot plus Delvina. Ishte kandidatura më e mbështetur nga PD-ja dhe fitorja ishte pothuaj një formalitet. Atëherë bisedova personalisht me z. Berisha, i cili më premtoi se po ta mbante PD-ja do ishte kandidat, por kishte mundësi që kjo zonë t’i lihej PR-së. Dhe kështu ndodhi. Por çfarë fshihej pas kësaj . Kandidat i PBDNJ atëherë ishte Spiro Peçi, me vonë ministër drejtësie dhe këshilltar i Bamir Topit. Kandidati i PR-së në koalicion me PD u zgjidh A. DH, që ishte financier i “Hellas Petrolium”, komani greke e karburanteve, ku Peçi ishte aksioner. Me pak fjalë Peçi e zgjidhi vetë “konkurrentin” e tij të “djathtë”. PS ose më mirë të themi Fatos Nano u tregua më i sinqertë, pasi nuk i vuri fare kandidaturë kundër. Ndërkohë na kishte ardhur një sinjal nga Ilir Meta, që të mos merreshim me atë pune, pasi sipas tij Peçi ishte paracaktuar të dilte deputet në këtë zonë, sipas një marrëveshje Nano –Berisha- Geixh .( Nikola Gage drejtues lobit greko-amerikan). Sigurisht që Peçi “fitoi” me rezultat shumë të thellë. Dhe ja, histori përsëritet në mënyrë identike . E njëjta skemë. Ndryshon vetëm fakti se kësaj radhë PD nuk ja ngeci më PR-së, por e mori vetë përgjegjësinë. Ai që mund të konsiderohet si problemi më i madh i shqiptarëve në këtë zonë është fakti se ata janë të pa përfaqësuar politikisht, një mundësi që u mohohet prej vitesh nga partitë shqiptare. Në fakt, ka një politikë antishqiptare në të gjitha aspektet në këtë zonë. Mungesa e përfaqësimit politik ka krijuar një hendek të qartë racist, që synon greiqizimin me çdo kusht të zonës. Për të kuptuar këtë mjafton të shikoni shpërndarjen e investimeve shtetërore. Si në qeverisjen PS–së, por sidomos të PD-së investimet janë përqëndruar tërësisht në fshatrat po zonat e besimit ortodoks, ku shtrihet edhe ndikimi grek. Komuna e Vranishtit me 7 fshatra, Fterra, Çorraj Borshi dhe Sasaj (Buneci) zona të besimit mysliman janë lënë në ditë të hallit. Pa rrugë, me sisteme të amortizura të shpërndarjes së energjisë elektike, pa telefoni fikse etj, një diferencim i dukshëm dhe i verifikuar nga shumë pushuesë që shkojnë atje në verë. Situata pritet të përkeqësohet pas këtyre zgjedhjeve, ku ata janë totalisht të pa përfaqësuar. Nuk mund të jetë rastësi që të katër kandidatët në këtë zonë janë shtetas grek, me nënshtetësi e pasaporta, me sa duket një kusht i pashkruar për të kandiduar në këtë zonë. Mendoj që PD ka marrë një rrisk të madh politik e elektoral me “shitjen” te grekët të Himarës. Pritej që PS me një traditë pro-greke të ishte më favorizuese për ata, por kjo në këto zgjedhje nuk ka ndodhur. Në fakt, ka ndodhur ajo që nuk pritej! PS është në aleancë me PDIU, partinë shqiptare që kërkon zgjidhjen e çështjes Çame të pa pranueshme nga Greqia, që besohet të jetë edhe shkaku kryesor i prishjes, apo i largimit të PBDNJ nga koalicioni me ta. Ndërkohë, PD-ja, parti e djathtë me pritshmëri nacionaliste është de facto në koalicion me PBDNJ dhe në Himarë me MAVIN-në, pjesëtari i të cilës favorizohet nga kandidatura dhe marrëveshja e heshtur me ta. Më i rëndë e më negativ se favorizimi direkt i zgjedhjes së Bejlerit është mesazhi që PD i jep shqiptarëve në Himarë dhe të gjithë Jugun: Geqizohuni, ose ikni. Një politikë që pritet nga sillogjet vorioepirote, por kurrsesi nga një parti që ka detyrim mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Me këtë lëvizje të gabuar PD ka nxjerrë nga kriza PS-në, e cila në mungesën e asnjë pune apo premtimi të mbajtur dhe alternative të besueshme, ishte në vështirësi të një kauze, me të cilën do të kërkonte votat në Himarë. Sot ajo ka kauzën nacionaliste, të cilën ka vendosur ta ketë lajtmotiv të fushatës një çështje shumë e ndjeshme për shqiptarët në këtë zonë të dëshpëruar dhe terrorizuar nga braktisja e PD-së. Propaganda e saj që tani ka filluar të artikulojë “tradhtitë” e PD-së.” “Marrëveshjen e anuluar nga Gjykata Kushtetuese për kufirin detar me Greqinë për detin dhe shitjen e Himarës”. Ndërkohë që strukturat e PD-së dhe elektorati fanatik i saj ndjehen të humbur dhe tradhtuar. Ndjehemi të dërmuar, si pas një varrimi, më tha një i njohuri im militant që nga themelimi i PD. Nuk e di kë do votojnë ata me saktësi, por mendoj se në kushtet aktuale votat do të shkojnë drejt PS-së. Nga një sondazh lokal PD renditet forca e katërt politike pas PS. PBDNJ dhe kandidatit të pa varur, pasi të gjithë e dinë se kandidatura e saj ka ardhur e paracaktuar për të humbur! Por jo vetëm kaq. Pritet që kjo”shitje” nga PD e Himarës të ndikoje për keq edhe te votuesit shqiptarë, sidomos ata nacionalistë tek bashkitë e tjera në në Jug të vendit! Po e mbyll këtë shënim për situatën e dhimbshme, por të vërtetë të krijuar në Himarë me batutën e një drejtuesi lokal të saj, sapo u mor vesh pazari në fjalë: “O Vlorë e bukur në gropë, të kanë shitur të zotë!
Sigal