Në zgjedhjet lokale votuesi favorizon partitë e vogla

442
Petro Koçi, kryetari i PSV 91, në intervistën për gazetën “Telegraf” shpreh mendimin se pjesëmarrja e votuesve te ne mbetet e lartë, pasi faktikisht janë më pak zgjedhës se sa ata që janë rregjistruar, për shkak të emigracionit. Në votën që dha populli, pohon Petro Koçi, votuesit janë më liberal dhe favorizojnë partitë e vogla. Për dekriminalizimin, zoti Koçi thotë se duhet të ndryshojë Kodi Zgjedhor, por problemi më i madh shprehet Koçi është korrupsioni. 
-Zoti Koçi, çfarë mesazhi u përcoll nga votuesit me mospjesëmarjen e tyre, e cila ishte në përqindje më të lartë e krahasuar nga vitet e mëparshme?
– Pjesëmarja zgjedhore në Shqipëri mbetet akoma shumë e lartë nëse llogarisim faktin që në vend ka shumë më pak zgjedhës sesa janë rregjistruar. Ndërkohë vitet e pluralizmit bëjnë të vetën me zgjënjimet ndaj pritshmërive te drejta, por edhe atyre të gabuara. Mendoj se reformat e kryera me guxim nga qeveria nuk ndikuan as te pjesëmarrja e as te votëpëlqimi ndaj maxhorancës. Nuk gjykoj se pati rënie domethënëse të pjesëmarrjes së votuesve.
– Derisa edhe ambasadori amerikan Donald Lu u shpreh më 20 qershor, se kandidimi i personave me rekorde kriminale nga partitë politike është poshtërim për popullin shqiptar, përse partitë politike nuk reflektuan më parë? 
– Dekriminalizimi,apo pastrimi i politikës nga të inkriminuarit mbetet një sfidë e politikës tonë kombëtare. Për mendimin tim ka nevojë të ndërhyhet në disa ligje apo ka nevojë për një paketë të plotë ndërhyrjesh ligjorë për të realizuar institucionalitetin në ndërmarrje të tilla. Në gjykimin tim ka nevojë që edhe sistemi zgjedhor të konsiderohet nga këndi i nevojës së pastrimit të kandidaturave. Nga ana tjetër i duhet lënë më shumë pushtet zgjedhësve në përcaktimin nominal të përfaqësimit politik në parlament. 
– A mendoni që palët politike do të kenë vullnet politik për të bërë dekriminalizimin e politikës? 
– Besoj se për arsye elektorale, por edhe për shkak të rritjes së presionit ndërkombëtar palët do të përparojnë në drejtim të dekriminalizimit. Megjithatë, në opinionin tim, armiku më i madh i politikës së pastër është korrupsioni. Mund të jetë kollaj për të hequr nga lista njerës të dënuar më parë për krime joordinere, por si do tja bëjmë me krimin e pandëshukuar të korrupsionit? 
– Është fakt që PS ka humbje të elektoratit të saj në 15% ose 330.000 vota më pak se zgjedhjet e 2013. Mendoni se kjo e ka shkakun te zhgënjimi I elektoratit nga qeverisja e deritanishme? 
– Duhet të llogarisim që vota në zgjedhjet administartive është libearle dhe në ato politike e disiplinuar politikisht. Kështu që shumë vota të PS kanë shkuar miqësisht te aletatët, prandaj nuk ka vend për shqetësim nga numri i votave që ka marrë veçmas PS.
– Përse ndodhi e kundërta me LSI, e cila e rriti 7 % elektoratin ose me 80.000 vota më shumë, edhe pse ka qënë parti në pushtet?
– LSI ka qernë shumë e përqëndruar të votat ndaj saj për këshillat bashkiakë. Ndërkohë ajo ka bërë për vete edhe shumë votues të PD. Prandaj PD është shumë e ndjeshme në raport me LSI dhe e sulmon atë shumë ashpër.
– Cilët faktorë ndikuan që partitë e vogla, të kooalicionit të ASHE sikurse edhe PSV 91 u rritën në vota? 
Kjo ka lidhje me tolerancën objektive ndaj votës në zgjedhjet administrative. Partitë e vogla historikisht dalin mirë në zgjedhjet lokale dhe thyejnë hundët në zgjedhjet parlamentare. Numuri i aktorëve njerëzorë në zgjedhjet lokale është më i madh se në ato politike. Ky është një fgaktor i rëndësishëm. 
-A mendoni se do të jenë të realizueshme premtimet elektorale që u dhanë, kur ndërkohë qeveria kërkon të rishikojë buxhetin e 2014, që tani? 
– Këtë mbetet ta gjykojë elektorati. Qeveria na shpëtoi nga një 97-të e dytë që kishte përgatitur me kurth Berisha. Tani presim fazën e rigjallërimit të dukshëm ekonomik. Mendoj se i gjithë rajoni ynë ka nevojë për politika stimuluese financiare më të forta nga BE dhe vendet lider të tij.
– A përbën rrezik mundësia e abuzimit të pushtetit nga e Majta derisa tani zotëron thuajse pushtet absolut edhe në qeverisjen qëndrore, edhe në qeverisjen vendore?
– Teorikisht po. Por nuk ka pas shenja të abuzimit me pushtetin nga kjo maxhorancë kështu që le të shohim pozitivisht përpara. Barra politike maxhorancës është rritur ndjeshëm me rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Por unë besoj se kjo është një barrë e përballueshme. Nga ana tjetër reforma në ndarjen territoriale do të krijojë kapacitete të reja dhe hapësira më të mëdha vetëqeverisëse për pushtetin vendor në shërbim të projekteve më të kuptimta dhe më integruese, më gjithëpërfshirëse.
– Faleminderit!
Sigal