Në zgjedhjet e së dielës fitoi qytetaria dibrane

447
Sigal

Hap pas hapi me zgjedhjet e për
kryebashkiakun e ri në qytetin e Peshkopisë

60 % e qytetarëve dibranë ju
drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri pas
shkarkimit të Shukri Xhelilit, që u përfshi në një skandal seksual. E dhëna
zyrtare vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të votimit në
të gjitha qendrat. Deri në orën 19:00 kur u mbyll procesi, sipas zëdhënëses së
KQZ-së Drilona Hoxha, nga numri total i votuesve, 42 % ishin gra. Kandidati i
majtë është Muharrem Rama, ndërsa nga PD ishte kandidat ish-deputeti,
Sherefedin Shehu. “Lidhur me informacionet e ndryshme të publikuara gjatë
ditës, megjithëse minimale dhe që në thelb nuk cenojnë mbarëvajtjen e procesit
të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se në asnjë nga 118
qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi
Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore. Planifikimi në kohën e duhur i bazës
logjistike zgjedhore sipas një sistemi të organizuar dhe jo rastësor, disponimi
i saj në sasi dhe cilësinë e kërkuar, si dhe dërgimi i saj në destinacionin e
duhur së pari pranë KZAZ-së nr. 19 dhe nga kjo e fundit në çdo QV, rezultoi pa
asnjë mangësi në materialet zgjedhore, dhe i shërbeu mbarëvajtjes me sukses të
procesit votimit. Bashkëpunimi i sekretarëve dhe komisionerëve të Qendrave të
Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë
të gjithë dinamikën e procesit të votimit solli informimin korrekt dhe të saktë
të opinionit publik, ndaj KQZ falënderon për bashkëpunimin dhe
profesionalizimin e komisionerëve dhe të medias, të cilët pasqyruan situatën
reale të procesit të votimit, duke shpresuar që ky raportim do të vijojë edhe
gjatë procesit të numërimit”, u shpreh Hoxhaj.

Sipas KQZ pjesëmarrja në votime
është:

         
Arras 65 për qind.

         
Kala e Dodës 44 për qind.

         
Kastriot 59 për qind.

         
Lurë 78 për qind.

         
Luzni 68 për qind.

         
Maqellarë 57 për qind.

         
Melan 61 për qind.

         
Peshkopi 61 për qind.

         
Zelisht 69 për qind.

         
Zallë Dardhe 61 për qind.

         
Zallë Reç 46 për qind.