Në vend të një portreti/ Të gjitha betejat e fituara të Ramush Haradinajt

736
Sigal

Ramush Haradinaj, edhe pse e pagoi me gjakun e shumë dëshmorëve në familje, betejën e tij të parë të madhe e fitoi me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Si nja nga komandantët legjendarë të saj, ideator dhe drejtues i ‘Shqiponjave të Zeza’, të cilat ishin tmerri i forcave ushtarake speciale serbe; nga më aktivët në terren dhe luftë të drejtpërdrejtë veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, Hradinajn, e gjeti Kosova e çliruar si një ndër politikanët e rinj më popullorë, shkruan SYRI.net.

Për këtë arsye në Dhjetor të vitit 2014 ai u zgjodh kryeministër i vendit, në koalicion me LDK-në e Ibrahim Rugovës.

Por Serbia nuk mund t`ja falte luftën e heroike, që komandanti kishte bërë në mbrojtje të vendit të tij të pushtuar. Një lum dosjesh me dëshmi të rreme,  ndërkohë ishin depozituar në Gjykatën e Hagës.

Ndaj vetëm 3 muaj  pasi ishte zgjedhur kryeministër, në Mars të vitit 2005, kjo gjykatë e akuzoi për krime lufte në territorin e Ish-Jugosllavisë sipas denoncimeve të bëra nga pala Serbe. Fakti ishte se Haradinaj vërtet kishte luftuar, por jo në territorin e Ish-Jugosllavisë siç pretendonte qeveria serbë.

Si një nga komandantët kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai kishte qenë vërtet shumë  aktiv në luftë, por si një çlirimtar i Kosovës së pushtuar.

Gjithsesi menjëherë pas kësaj, Haradinaj, bëri aktin e tij të parë si burrështetas duke dhënë dorëheqjen si kryeministër i Kosovës dhe vetë-dorëzuar në tribunalin e Hagës për të përballuar akuzat. Pas 3 vitesh, në Prill të vitit 2008, kjo gjykatë e liroi Haradinajn nga të gjitha akuzat dhe e shpalli të pafajshëm. Pas luftës kundër pushtuesve serbë, kjo ishte beteja e dytë e madhe e fituar nga ai. Këtë herë, me drejtësinë ndërkombëtare.

Image

Por qeveria serbe si një trashëgimtare e denjë e Milosheviçit dhe lobingjet e tyre në  Europë, nuk kishin ndërmend që ti ndaheshin komandantit të UÇK.  Kështu në Korrik ë vitit 2010, Haradinajt i rihapet sërish çështja në Hagë dhe ai rikthehet edhe njëherë, për tu përballur si burrështetas me drejtësinë. Dhe sërish ja doli. Në Nëntor të vitit 2012, ai sërish u zhvesh nga çdo akuzë për krime lufte dhe u shpall i pafajshëm.

Vetëm 5 vite të tjera do të rrinte i qetë, nga kjo përndjekje e Serbisë, Haradinaj. Edhe pse kishte certifikatën e pafajësisë nga gjykata më e lartë ndërkombëtare, Serbia, vazhdonte ta mbante emrin e tij në kërkim ndërkombëtarë për të njëjtat akuza me të cilat ai dy herë ishte përballur në Hagë. Prandaj në Janar të vitit 2017, u ndalua në Colmar nga autoritet franceze dhe u mbajt i izoluar për rreth 4 muaj, derisa në muajin Prill u lirua.

Vetëm 7 muaj më vonë, në muajin Shtator të vitit 2017, Ramush Haradinaj u zgjodh kryministër i Kosovës për herë të dytë. Me këto 2 vite që drejtoi qeverinë, Hardinaj, do të hyjë në historinë e kombit shqiptarë, si politikani i pa kompromisë për vendin e tij. Haradinaj i mbështetur fortë nga kancelaria Merkel dhe Britania e Madhe (duke përdorur edhe taksën 100% ndaj Serbisë) me qëndrimet e tij të forta atdhetare, u bë barriera kryesore për dështimin (tani për tani) të planit antishqiptarë, Vuçiç-Thaçi-Rama-Soros, që synon marrjen nga Serbia të Veriut të pasur të Kosovës.

Por në këtë situatë, në 19 Korrik të vitit 2019, Haradinaj jep dorëheqjen sërish nga posti i kryeministrit për tu përballur sërish me drejtësinë në Hagë. Këtë herë jo si i akuzuar, por si i ftuar për të dëshmuar. Kjo duket se është edhe beteja më e madhe për Hardinaj; jo edhe aq në lidhje me tribunalin e Hagës, se sa për çështjen dhe luftën që po bëhet për të mbrojtur trojet shqiptare të Kosovës nga një copëtim i mundshëm.

‘Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik Republika janë të papërballueshme për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit’, ishte një paralajmërim i fortë i Haradinajt gjatë fjalës me rastin e dorëheqjes, të cilin duhet ta dëgjojë mirë çdo shqiptarë në botë.