Në survejim nga policia, Basha vihet në lëvizje, mbledh grupin parlamentar

460
Sigal

Pas publikimit të lajmit për survejimin e kryedemokratit Lulzim Basha dhe familjes së tij nga Policia, ka reaguar vetë kreu i PD. Mesditën e sotme ai ka mbledhur në selinë blu drejtuesit e Partisë Demokratike dhe grupin parlamentar.

Në takim nënkryetarët e partisë Demokratike, Spaho dhe Paloka, nënkryetarët e Komisionit të Ligjeve dhe Sigurisë, Alibeaj, Noka, dhe deputetet Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji.