Në ‘sitën’ e Vettingut, KPK shtyn vendimin për gjyqtaren Altina Xhoxhaj

682
Në një kohë kur sot duhet të merrej vendimi lidhur me ‘fatin’ e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj, nëse kjo e fundit do ta kalonte apo jo vettingun, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion.
KPK ka shtyrë në momentin e fundit nxjerrjen e vendimit, me pretendimin se kërkon më shumë kohë për të llogaritur likuiditetitet në deklaratën e pasurisë së gjyqtares, pasi pretendohet se gjyqtarja ka fshehur të ardhurat dhe nuk justifikon blerjen e një apartamenti. ‘BalkanWeb’ mëson se vendimi do të bëhet publik më datën 3 maj.
Sipas Open Data të ardhurat e deklaruar për periudhën kohore të viti 2014, Altina Xhoxhaj përfiton nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, shumën prej 1 894 950 lekë. Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, shumën prej 112 500 lekë. Të ardhura si trajnuese, projekti i BERZH-it për trajnimin e gjyqtarëve, shumën prej 1 500 euro. Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë, 3780 euro, kontrata e lidhur më 1 nëntor 2013, rifreskuar më 1 nëntor 2014. Ndërkohë bashkëjetuesi Arben Idrizi, përfiton të ardhura neto nga paga si sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës, shumën prej 1 490 880 lekë. Për shërbime jashtë vendit në funksionin e sekretarit të Përgjithshëm Arben Idrizi, përfiton shumën prej 1 885 dollarë. Kursime nga të ardhurat nga paga e vitit 2014, rezulton shuma prej 1 100 000 lekë.
Sigal