Në Shqipëri ka korrupsion të frikshëm dhe në nivelet më të larta

81

 Gazeta Telegraf/

Nicola Gratteri, kryeprokurori i rajonit të Kalabrisë, gjatë
një interviste për rritjen e kultivimit të kanabisit në Itali, foli edhe për
legalizimin e kanabisit dhe luftën e policisë me mafien. Megjithëse prokurori
flet më shumë për Italinë, fjalët e tij i përshtaten më së miri situatës
aktuale në vendin tonë. Prokurori Nicola Gratteri mbrohet nga policia që në
vitin 1989 për shkak të kërcënimeve nga “Ndragheta”, organizata më e rrezikshme
mafioze në Itali. Më poshtë po sjellim intervistën e plotë të prokurorit
Gratteri.

Plantacionet me kanabis
të sekuestruara në Itali gjatë 2016 janë trefishuar. Çfarë po ndodh?

E thjesht: kërkesa është rritur. Por gjatë këtyre viteve falë
teknologjisë, kemi bërë hapa përpara në zbulimin e aktiviteteve kriminale.

Sa janë plantacionet e
mbjella me marijuanë që i shpëtojnë kontrollit të policisë?

Është e vështirë të thuash shifra. Studime të ndryshme thonë
se për çdo kilogramë kokainë të sekuestruar, ka nëntë kilogramë të tjerë që
trafikohen. Besoj se edhe për kanabisin lëvizim në një për qindje të njëjtë.

A ka rezultuar e
dobishme dërgimi i njerëzve dhe mjeteve në Tiranë?

Jo. Kontrollet janë shtuar, por kjo nuk mjafton. Në Shqipëri
ka përhapje të madhe të kultivimit të marijuanës sepse sulmet e policisë janë
pa rezultat dhe ka nivel të frikshëm korrupsioni që shkon deri në nivelet më të
larta.

Çfarë mendimi keni për
legalizimin e hasashit?

Kam dëgjuar të thuhet se duke legalizuar drogërat e lehta do
të varfërohen organizatat mafioze, por ky është një budallallëk. Në 100 persona
me varësi ndaj drogës, vetëm 5 për qind është e varur nga drogërat e lehta, nga
këto vetëm 25 për qind mbi moshën 18 vjeç dhe 75 për qind minoren, pra droga
duhet t’i shitet 5 për qindëshit të 25 për qindëshit.

Të dhënat e tregut janë
qesharake: në tregun e zi një gramë marijuanë kushton më pak se katër euro,
ndërsa një gramë kokainë kushton 500 euro, ku është fitimi i munguar i mafies?

Atëherë për koherencë, duhet të legalizohet kokaina, nëse kjo
është rruga që po ndiqni”…

Një shtet demokratik
nuk mund t’i lejoj vetes luksin të legalizojë atë që bënë keq. Edhe lojërat
elektronike nëpër bare, pijet alkoolike, dhe duhani janë një hipokrizi”…..

Marrim si shembull “Ndraghetën”, që kultivon marijuanë në
Aspromonte dhe shqiptarët të cilët e kultivojnë në Shqipëri dhe në disa zona të
Basilikës. Nuk paguajnë drita, ujë, paguajnë në të zezë punëtorët dhe e shesin
me katër euro për gram. Nëse shteti vendos të prodhojë marijuanë, duhet të
paguajnë sera, drita, pleh organik, tharëse dhe shpërndarjen nëpër farmaci, me
kosto nga 12 euro deri në 10 euro për gramë. Por, personi i varur nga droga, i
cili nuk ka para, do të vazhdojë ta blejë drogën me katër euro. Asnjëherë nuk
mund të konkurrosh në këtë pikë me organizatat kriminale, duhet të përpiqemi të
jemi realistë.

Cila është zgjidhja?

Kur politika të ketë lirinë, dëshirën dhe kurajën për të krijuar
një sistem gjyqësor, në respekt të Kushtetutës, në proporcion me realitetin
kriminal, dhe do ta kthejë të qenit i jashtëligjshëm në të paleverdisshëm, në
një periudhë shumë të shkurtër, katër deri në pesë vite, do të mundi 80 për
qind të mafies”… Më pas ka një recetë më të gjatë, ku duhet edhe 20 vjet të
tjerë për të ndryshuar mendimin mafioz, sepse edhe kur nuk na censurojnë ne
logjikojmë si mafiozë dhe kemi sjellje mafioze.