Në rrugët e Tiranës hapen korsitë e biçikletës, duke i dhënë kryeqytetit një pamje bashkëkohore evropiane

1341
Sigal

Krahas Bulevardit të Ri te ish-stacionit të Trenit, edhe zona e Kasharit do të ketë shumë shpejt një bulevard, që do të lidhë Unazën e Re të Tiranës me rrugën “Tre Dëshmorët e Kombit”, duke rigjallëruar gjithë zonën, si nga ana ekonomike, ashtu edhe nga ajo sociale. Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e dy rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi”, që do të jenë të pajisura me infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë. Duke ndjekur nga afër punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se falë reformës territoriale, tashmë edhe zona si Kashari po njohin investime cilësore. “Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar”, tha Veliaj.

Zbulohet manipulimi i Erion Veliajt me korsitë e biçikletave në kryeqytet

Burime konfidenciale pranë Bashkisë së Tiranës, nxjerrin në pah një tjetër manipulim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili shquhet si mjeshtër i propagandës. Prej disa javësh, në kryeqytet janë vënë re disa korsi të reja, për përdorimin e biçikletave. Vetë Veliaj, ka inaguruar disa prej tyre, duke thënë se përdorimi i biçikletave është një domosdoshmëri për pastrimin e mjedisit në Tiranë. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe! Por paralelisht, bashkë punimet për korsinë e biçikletave, një kompani koncesionare po hap kanale në akset rrugore të kryeqytetit, për të shtrirë linjat e fibrave optike. Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU) po kryen disa punime në zonën e ish Bllokut, tek hyrja e Liqenit Artificial dhe përballë ETC. Nga pamjet shihet qartë që asfalti është dëmtuar së tepërmi, ndërsa detyrimi i kompanisë sipas kontratës koncesionare të vitit 2011, duhej që pas punimeve në nëntokë, të shtronte tërësisht rrugën me asfalt. Por këtë gjë deri tani nuk e ka bërë dhe sot rrugët janë të shkatërruara. Kjo sepse Erion Veliaj ka menduar një zgjidhje tjetër, atë të shndërrimit të rrugës së dëmtuar në një korsi biçikletash. Me këtë veprim, Veliaj i kursen ca para koncesionarit dhe i ofron rrugë të dëmtuar çiklistëve. Pra, gjithë këto kohë kryebashkiaku Veliaj na ka mashtruar, pasi  korsitë e biçikletave nuk kanë patur qëllim parësor pastërtinë e Tiranës, por mbulimin e gropave të lëna nga koncesionari që ka marrë fibrat optike në rrugët kombëtare.

Ky koncesion me vlerë rreth 40 milion euro, është në formën e monopolit. Të gjitha kompanitë e tjera që ofrojnë internet, televizor apo telefoni celulare nëpërmjet fibrave optike, do të duhet të përdorin tubacionet e koncesionarit përkundrejt një qiraje mujore. Sipas tpz.al, kompania koncesionare Kompania Albanian Telecommunication Union (ATU)  është denoncuar fort nga deputeti Taulant Balla, kur ai ishte në opozitë. Madje Balla asokohe pretendoi se kishte marrë kërcënime nga kjo kompani, por sot duket se gjerat kanë ndryshuar. Nga armiq, tashmë janë bërë miq!