“Në Lurë vinte edhe Mehmet Shehu”, Rama i përgjigjet banorëve: Ishalla shkon ndryshe puna ime

627
Sigal

 Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Lurë për prezantimin e projketit të “100 fshatrave”.

Ai u bëri thirrje vendasve që të investojnë në agroturizëm pasi në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga varfëria.

Nuk munguan as batutat me fshatarët e Lurës, të cilëve Rama u premtoi se do i ndërtonte rrugën por me shaka u tha: “Mos më shkruani që sot në Facebook pse nuk është bërë rruga”.

Gjithashtu para se t’u jepte fjalën banorëve, Rama i pyeti se kush kishte ardhur tjetër në këtë vend dhe ata u përgjigjën: “Mehmet Shehu”

“Ah, ishalla do shkojë ndryshe puna ime,” tha Rama me shaka.

Mehmet Shehu është ish-kryeministri i Shqipërisë. Ai u gjet i vdekur më 18 dhjetor 1981 në dhomën e gjumit të shtëpisë së tij, dyshohet i helmuar pas konflikteve të vazhdueshme ish-diktatorin Enver Hoxha