“Në listën e PD u futën gra që pjellin nga 3 a 4 fëmijë”, Arben Imami sqaron deklaratën

409
Deputeti Arben Imami është vendosur në shënjestër të akuzave pas deklaratave të bëra mbrëmjen e kaluar në “Opinion”, se Basha la jashtë Topallin dhe “futi në parlament gra shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë”.
Deklarata e tij u cilësua fyese dhe reagimi ishte masiv negativ si nga pjesa femërore e opinionit publik ashtu edhe nga ajo mashkullore.

Por sot, Imami ka reaguar në përpjekje për të sqaruar kontekstin e deklaratës së tij. Duke iu referuar ‘aleancës’ me Jozefina Topallit, të dy të mbetur jashtë listave të PD të kandidatëve të PD-së, ai thotë se krahasimi im ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate.

DEKLARATA E IMAMIT
Lindja e njeriut është ngjarja më e madhe botërore. Gruaja ka detyrimin dhe fatin e madh të amësisë, por ky është një fakt natyror, dhe i përket sferës private, familjare.

Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga jeta publike – vetëm një marksiste feministe fondamentaliste si Shulamith Firestone thotë se ajo duhet ta ndryshojë këtë kusht natyror për t’u përfshirë në jetën publike.

Krahasimi im ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate.

Shpresoj të kemi davaritur nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe jo aktivizëm politik në vërejtjet e bëra.

Dashamirësisht, Arben Imami!
Sigal