Në Kuvend do të mbaj të dy portretet, Ismail Qemalin dhe Presidentin

505
Sigal

Kryeparlamentari Ilir Meta takohet me ambasadorin italian Massimo Gaiani

 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shfaqur së fundmi si një figurë që synon neutralitetin politik, ka vendosur të mos ia prishë as aleatit aktual në qeveri, por as presidentit që i dha votat një vit më parë për t’u zgjedhur në krye të shtetit, duke vendosur në zyrën e tij, krahas portretit të Bujar Nishanit, edhe portretin e Ismail Qemalit. Meta, gjithashtu, ka zbuluar një detaj, që ka të bëjë me paraardhësen e tij dhe raportet me zotin Nishani. “Sa i takon kësaj, kjo nuk duhet keqkuptuar, sipas mendimit tim. Nuk mund ta heq portretin e presidentit nga zyra e kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson presidenti në Kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit” tha Meta. Komentet z. Meta i bëri pas takimit me ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Massimo Gaiani, ku është diskutuar për mbështetjen e shtetit Italian në rrugën integruese të Shqipërisë, por edhe forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe senatit Italian. “Ne ndamë mendime të përbashkëta që parlamenti jonë  me parlamentin dhe senatin Italian mund të bëjmë akoma më shumë për ti dhënë një nivel  më të lartë   marrëdhënieve tona të gjithanshme”,- tha Meta, pas takimit me ambasadorin italian  Massimo Gaiani.