“Në konflikt interesi për Kryeprokurorin”, Donald Lu i përgjigjet Berishës me listën e Babagjyshit

548
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka reaguar me një përgjigje të pazakontë pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dje Berisha lidhur me çështjen e Kryeprokurorit, tha se ambasadori Lu është në konflikt të hapur interesi. “Lu kërkon me çdo kushtet që Adriatik Llalla të ikë sepse e vërteta është e zezë mbi të bardhë. Llalla e ka akuzur LU-në shumë rëndë për korrupsion. Lu kërkon që të ketë një protagonizëm. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza”, -deklaroi Berisha.
Sot ambasadori amerikan ka gjetur një mënyrë ndryshe nga sa jemi mësuar në përballjen politike për t’iu përgjigjur këtyre akuzave. Ai publikon një listë të prapësive të Babagjyshit të Vitit të Ri, mes gjërave është edhe emri i tij, ndërsa i shton edhe hashtagun #Konflikt interesi.
STATUSI I AMBASADËS
Shikoni kush ka përfunduar në listën e prapësive të dikujt këtë vit! #KonfliktInteresi
Lista e Prapësive e Babagjyshit:
Donald Lu
Qenushë
Futboll
Kafe
Karamele
Trafiku


Sigal