Në Fier ngrihet flamuri i Greqisë, në Greqi ekzekutohet qytetari fierak

848
Sigal

Leonidas Rokanas: Shqipëria është në Europë dhe i takon Europës, Greqia mbështet integrimin

Është kthyer në një traditë tashmë për qytetin e Fierit që, në ditët e festave kombëtare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në Sheshin qendror “Europa” të qytetit të, ngrihet flamuri i vendit përkatës. Është një mesazh simbolik, por dhe domethënës që u përcillet këtyre vendeve për t’u treguar se, Shqipëria është në Europë dhe i takon Europës. Të premten, në Sheshin e qytetit të Fierit, me rastin e festës kombëtare të Greqisë, në prani të Prefektit të Qarkut, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut, të Kryetarit të Bashkisë, të Këshilltarit të Kryeministrit për çështje kulturore, të ambasadorit Grek në Tiranë, dhe të shumë të pranishmëve, u ngrit flamuri i Greqisë. Në  takimin që u zhvillua në Bashkinë e qytetit të Fierit me pjesëmarrjen e Këshilltarit të Kryeministrit z. Fate Velaj, të Prefektit z. Xhevit Bushaj, të Kryetarit të Këshillit të Qarkut z. Vangjel Ndreko, të deputetes, znj. Adelina Rista dhe  të ambasadorit të Greqisë z. Leonidas Rokanas, Kryebashkiaku, z. Baftjar Zeqo foli  për rëndësinë që ka për Fierin forcimi i marrëdhënieve me Greqinë, ku punojnë shumë emigrantë nga ky Qark. Ai foli për bashkëpunimin e deritanishëm të Bashkisë së Fierit me Bashki homologe në Greqi dhe ftoi biznese greke për investime në Fier, ku do të gjejnë një ambient mikpritës. Por ndërkohë që, drejtuesit më të lartë të pushtetit lokalë dhe Këshilltari i Kryeministrit Rama flisnin për marrëdhëniet vëllazërore, në shtetin grekë pikërisht në burgun e Nigritës, një qytetar nga Fieri ekzekutohet dhe gjendet i vdekur brenda në qeli pas torturave. Sigurisht që veprimi i  42 –vjeçarit, Alban Kareli nuk është normal, madje, është i dënueshëm. Por ky dënim nuk duhet të jetë vetëgjyqësi, por dënim nga organet shtetërore dhe ato të drejtësisë greke. Vetëgjyqësia nuk është gjë tjetër veçse vazhdë e përdhunimit që u bëhet shqiptarëve nga ata që Baftjar Zeqja dhe Fate Velaj presin dhe përqafojnë çdo ditë për ndonjë copë kockë… Këshilltari i Kryeministrit për çështje kulturore, z. Fate Velaj ju referua në fjalën e tij rëndësisë që kanë aktivitetet kulturore në njohjen reciproke të popujve dhe në forcimin e marrëdhënieve mes tyre.