Në Dibër, Rama inspekton, në vjeshtë nis punimet tuneli i dytë i Rrugës së Arbrit

476
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë vizites në qytetin e Burrelit teksa po inspektonin punimet e tunelit të parë në rrugën e Arbrit, kanë premtuar se pas 2 muajve do të fillojë faza e dyte e këtij projekti
Shkëlqim Cani: “Nga vjeshta nis rruga e Arbrit me tunelin e dytë që është shumë herë më i gjatë nga ky dhe më pas me Urën e Vashës.”
Edi Rama: Me këtë tunel jepet mesazhi i qartë për të gjithë Dibrën se rruga e Arbrit nuk është më një fantazëm elektorale por një realitet
Më pas shefi i qeverisë është ndalur në uzinën e përpunimit të ferro – kromit ku drejtuesit janë shprehur se së shpejti do të hapen vende të reja pune
Kryeministri ka inspektuar edhe punimet për ndërtimin e pedonales së qytetit, e cila do ti ofrojë një ambjent me parametra bashkohore qytetarëve të Burrelit.
Ndalesa tjetër e Ramës ishte shkolla 9-vjeçare “Xhevdet Doda” e cila është në fazën e rikonstruksionit, por siç pohojnë drejtuesit ka standarde europiane
Një tjetër investim i nisur në këtë qytet është dhe unaza e re
Sigal