Në 49 bashki po rehabilitohen e ndërtohen kanale vaditës, por i marrin nën kontroll kultivuesit e hashashit

432
Sigal

Gazeta
Telegraf/


Pak ditë më parë, në një zonë të Vlorës u krye investimi
për ndërtimin e një kanali vaditës. Pas kësaj kronike, në “Telegraf” erdhi një
informacion, nëpërmjet të cilit denoncohej fakti, që ky kanal ishte ndërtuar
enkas në ndihmë të fermerëve të hashashit, mbasi kalonte në një territor i cili
kontrollohej nga kultivuesit e hashashit dhe ky kanal nuk mund të nuk vihej dot
në dispozicion të fermerëve të zonës. Madje, sipas informacionit, thuhet se
“fermerët” e hashashit që kishin mbjellë parcela të shumta me bimë narkotike,
kishin marrë kanalin nën kontroll, aq sa krijohej përshtypja sikur bashkia e
kishte ndërtuar kanalin për kultivuesit e hashashit, të cilët janë raportuar në
polici, në prokurori, në qark, prefekturë, kryeministri e bashki nga “spiunët
popullorë” të policisë të zonës, por dhe prej drejtuesve të pushtetit lokal, si
detyrë e lënë nga Ministri i Brendshëm, konkretisht për krye-bashkiakun e
Vlorës. Një lajm i tillë erdhi edhe nga Kuçova, ku thuehjs e kreu i bahskisë
përpuroi ndërtimin e një kanali të ri vaditës, por të dnërtuar në një zonë ku
kultivohet hashash dhe sipas informacionit, rezulton se kanali vaditës është
marrë nën kontroll e përorim prej kultivuesve.  Dy ditë më parë, kryeministri
ishte në Vajkan të Fierit, ku premtoi se do të ndërtohej rrejti i kalanleev
vaditës. Po kështu premtoi edhe në Gjirokastër, Sarandë, Korçë, Dibër, Bulqizë,
Burrel, Elbasan, Shkodër, Lezhë e deri në Vermosh. Mirëpo banorët e zonave që
merren me bujqësi, denoncuan faktin se kanalet vaditës ekzistues i kanë marrë
në përdorim kultivuesit e drogës. e ëkshtu po veprojnë edhe me kanalet e reja
që po ndërtohen! Siç deklarohet nga qeveria këto ditë, me një projekt
rehabilitimi të decentralizuar nga Ministria e Bujqësisë, kanë nisur si
kompetencë e bashkive investimet për ndërtimin, pastrimin, shtimin e rrjetit
vaditës me kanale e ujëmbledhës tër rinj në 49 bashki. Investime të tilla për
kanale e rejt vaditës, u tha dhe po thuhet se po bëhen e do të bëhen në Fier,
Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Bulqizë, Vlorë, Shkodër, Peqin, Gramsh,
Lezhë, Malësi e Madhe, Dibër, Mat, Klos, Himarë, Delvinë, Tepelenë, Lushnjë,
Pogradec, Maliq etj., me bazë rehabilitimin e kanaleve vaditës ekzistues.
Aksioni shtetëror i futjes në punë të kanaleve vaditës dhe ndërtimi i kanaleve
të reja me sistem të ndërlidhur deri tek bima, ka nisur e po vazhdon në 49
bashki, duke u përhapur edhe në 12 bashkitë e tjera. Mirëpo, siç ka denoncuar
gazeta “Telegraf”, rezulton se këto kanale vaditës të zonave, madje edhe ujin e
pijshëm të fshatrave e të bagëtive në kullota e kanë marrë nën kontroll
kultivuesit e hashashit. Atje ku kanalet ekzistuese kanë qenë, janë pastruar
nga brigadat e kultivuese të hashashit dhe janë futur në funksionim, ndërsa
kanalet e reja që po rehabilitohen e po ndërtohen si në rastet e denoncuara nga
Vlora dhe Kuçova, pas punimeve e inaugurimeve, po merren në “dorëzim e
përdorim” po nga kultivuesit e hashashit, të cilët po lihen të lirë, duke mos u
kundërshtuar as nga banorët, as nga policia dhe as nga bashkitë, duke lënë pa
vaditjeje banorët e zonave.