Ndryshon ligji për sektorin e energjisë

611
Kuvendi miratoi dje ndryshimet në ligjin për sektorin e energjisë elektrike. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Florion Mima e kritikoi projektligjin në themel të tij. Sipas Mimës, edhe pse hapet rruga e sektorit privat për sektorin energjetik, është qeveria që ka gjithçka në dorë, duke vendosur se kush, si dhe sa do të blejë. Mima solli shembullin e OSHEE-së, si treguesi më i mirë që menaxhimi nga qeveria nuk ia del të jetë më efikas nga sa menaxhimi i aktorëve privat në treg. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, solli në vëmendje vitin 2013, kohë kur raporti i Komunitetit të Energjisë, e cilësonte në kolaps sistemin energjetik shqiptar dhe vinte theksin mbi rrezikun e dukshëm të ekonomisë shqiptare. Për deputetin Shalsin, situata e atëhershme ishte si pasojë e mungesës së përgjegjshmërisë dhe keqmenaxhimit. Shalsi citoi sërish Komunitetin e Energjisë, që raporton për suksese dhe progres të dukshme që Shqipëria ka bërë në sektorin energjetik pas vitit 2015. Ai Shalsi ftoi kolegët e opozitës për një diskutim teknik e jo politik, mbi çështje që lidhen me vijimin e reformës në energji, apo teknikalitete si: kompozimi, struktura, menaxhimi, aksionerët, kostot dhe përfitimit. Në mbyllje të fjalës së tij, Shalsi e cilësoi një arritje dhe kapërcim mjaft cilësor faktin që sot diskutohet dhe projektohet ngritja e një burse shqiptare të energjisë. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike” u miratua me 73 vota pro, 31 kundër dhe 3 abstenim.
Sigal