Ndryshon axhenda, Mogherini do t’i zhvillojë të gjitha takimet sot

428
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme Federika Mogherini ka ndryshuar axhendën e takimeve në Tiranë për shkak të zhvillimeve në BE si pasojë e krizës së klandestinëve. Mogherini ndryshe nga c’ishte parashikuar do ti zhvillojë sot të gjitha takime dhe nesër nuk do të jetë në Tiranë. Kështu përfaqësuesja e lartë e BE do të takohet sot pasdite me Kryeministrin Rama, presidentin Nishani, kryeparlamentarin Meta, minsitrin e jashtëm Bushati si edhe do të mbajë fjalën e saj në parlament. Ndërkohë mësohet se gjatë takimit me kryeministrin Rama, Mogherini do të firmosë ne emër të Bashkimti Europian marrëveshjen e sigurisë me qeverinë shqiptare.
Sigal