Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, Basha me akuzë të fortë: Rama mbron ‘peshqit e mëdhenj’, kënaqet me cironkat

655
Nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama se ky i fundit nuk arreston ‘peshqit e mëdhenj’. Basha tha se ‘Rama po kënaqet me cironkat’.
“ Edi Rama ka propozuar një ligj të posacëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj.Të gjithë ata që prisnin arrestimin e tyre, tani të kënaqen me cironka. Kjo do e kthejë SPAKU-n në një organizatë joqeveritare. Me këtë akt Rama po kthen modelin me të cilin mbrojti Tahirin, të gjithë shqiptarët që presin rezultate nga Reforma në Drejtësi, e panë se si Rama e ktheu Kuvendin në gjykatë. Dhe tani këtë po e kthen në ligj këtë model, duke hedhur poshtë Reformën në Drejtësi. Me këto akte që ka ndërmarrë, po zhbën Reformën. Po merr masa që asnjë ministër i korruptuar apo i zhytur në krim të mos dalë para drejtësisë,” tha Basha.
Sigal