Ndryshimi i I-rë në qeverinë Rama dorëhiqet Celibashi, vjen Felaj

494
Sigal

TIRANE – Pas 300 ditë qeverisje, është bërë ndryshimin e parë në kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama . Në një konferencë shtypi Rama ka njoftuar dorëheqjen e dhënë nga Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi, dhe zëvendësimin e tij me deputetn e PS-së Ermonela Felaj. Kryeministrit Rama, në fjalën e ti theksoi se ky vendim i Celibashit është tërësisht personal. Teksa falenderoi ministrin Celibashi për punën e bërë, Rama shtoi se ai do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Socialiste.  “Jam këtu për të prezantuar ministren e re të Marrëdhënieve me Parlamentin. Ky ndryshim vjen pas vendimit të Ilirjan Celibashit për të dhënë dorëheqjen. E falënderoj për integritetin me të cilën e ka përballuar një detyrë të re dhe jo të lehtë. Uroj që vendimi i tij për motive tërësisht personale, të jetë motivi i drejtë, dhe që tashmë pas dorëheqjes koha e tij të jetë më e madhe për angazhimet familjare. Ilirjani do të jetë pjesë e Partisë Socialiste duke na asistuar dhe parë nga jashtë punën e qeverisë për të mos na lejuar për të bërë gabime”, tha kryeministri Edi Rama.

Celibashi: Arsyet e dorëheqjes tërësisht personale
Të njëjtën gjë konfirmoi edhe tashmë ish-ministri Celibashi i cili konfirmoi se arsyet e dorëheqjes janë tërësisht personale. Në fjalën e tij, ai falënderoi qeverinë dhe kryeministrin për besimin e dhënë në punën e tij si ministër në këto 300 ditët e para qeverisëse. “Ka qenë një eksperiencë, mjaft mbresëlënëse periudha e 300 ditëshit të parë. Arsyet janë tërësisht personale. Si një qytetar i përgjegjshëm, nuk mund të ja lejoja vetes këtë vendim në një moment tjetër. Gjej rastin që të shpreh mirënjohje e falenederim për Partinë Socialiste dhe kryeministrit për aftësitë e mia duke më bërë pjesë e kësaj mazhorance. Ka qenë nder e privilegj të isha pjesë e këtij kabineti qeveritar. Kjo vendimmarrje e imja nuk e vë aspak në besim bindjen time tek ky kabinet qeveritar për seriozitetin që kanë marrë kundrejt shqiptarëve për të përmbushur premtimet e bëra. Më vjen keq nëse kam zhgënjyer ndokënd me këtë vendim por të qenit ministër kërkon angazhim dhe kohë. Eksperienca që pata edhe në fushatën elektorale është mbresëlënëse edhe rezultatit të arritur. Në çdo rast të gjitha angazhimet e mia publike janë mirëkuptuar dhe i falënderoj për këtë.” tha Celibashi

Felaj: Falenderoj Celibashin, për mua do flasë puna
Nga ana e saj, ministrja e sapozgjedhur e Marrëdhënieve me Parlamentin, teksa falënderoi Celibashin për punën e bërë, theksoi se në ditët në vijim për të do të flasë puna. “Dëshiroj të falenderoj Ilirjanin që në pak minuta më dha të kuptoj që gëzoj një mbështetje të madhe. Ndjehem mirë që do të përfaqësoj Ilirjanin, pasi me të nuk jemi vetëm kolegë në parlament por edhe në profesion. Besoj se në ditët në vijim më shumë do të flasë puna.” u shpreh Felaj. Ermonela Felaj do të jetë Ministrja e re Marrëdhënieve me Parlamentin, ndërsa më parë ka qënë anëtare e Komisionit të Ligjeve, kryetare e Komisionit hetimor për trafikun e drogës si dhe është deputete e Beratit.  Pas dorëheqjes së Ilirjan Celibashit, tashmë ai nuk është më as deputet i mazhorancës, pasi në bazë të rregullores së qeverisë Rama, ccdo ministër duhet të heqë dorë nga cilësia e deputetit.