Ndryshimet në qeveri – Sot dekretohen katër Ministrat e rinj

438
Presidenti Bujar Nishani pritet të dekretojë sot katër Ministriat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shumëpërfolur ditët e fundit si hetues në periudhën e diktaturës komuniste, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministren e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka.

Pritet që afati kushtetues të skadojë gjatë ditës së sotme.

Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani ka konfirmuar se do t’i dekretojë të 4 propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj të qeverisë edhe pse ka shprehur rezervat e veta për njërin prej tyre, ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një komunikim të pazakonshëm për një fundjavë Presidenti tha se kandidatura e Xhafajt për ministër të brendshëm është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk ia lejon presidentit ta refuzojë atë.

Presidenti i apeloi Kuvendin të ushtrojë të drejtën për ta refuzuar atë nisur nga disa akuza që e lidhin emrin e tij me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.

Për qëndrimin e Presidentit reagoi kreu i PD, Lulzim Basha, duke deklaruar se Nishani, veproi “në lartësinë e tij kushtetuese”.
Sigal