Ndryshimet e rregullores në Kuvend, Vasili: PS po ndërton mburojë për korrupsionet e tjera

680
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për kapjen e drejtësisë.
Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI, Vasili tha se qeveria po përdor të njëjtën logjikë si me çështjen “Tahiri” për të ndërtuar një mburojë për çështjet e veta korruptive.
“Sot PS kërkon të ndërtojë një mburojë për çdo çështje korruptive që vjen në parlament për pushtetarët e saj, në mënyrë që drejtësia të mos funksionojë mbi ta,” u shpreh ai.
“Është e qartë që këto ndryshime rregulloreje janë vetëm për marrjen e masave mbrojtëse nga PS në vijim të logjikës për çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, ku PS u bë bllok për të ndaluar hetimin e prokurorisë dhe ndalimin e arrestimit të tij. Sot PS kërkon të ndërtojë një mburojë për çdo çështje korruptive që vjen në parlament për pushtetarët e saj, në mënyrë që drejtësia të mos funksionojë mbi ta. Trumbetimi i disa viteve me radhë, duke filluar nga kryeministri e te ministrat e tjerë, shqiptarët e kanë të qartë se kush ka frikë.
Ata kanë frikë për aferat e tyre korruptive. Le t’i hapet rruga drejtësisë të hetojë deri në fund për trafiqet kriminale. Nuk mund të ketë pengesë hetimi. E kundërta ndodh për ata që tremben. Shumë e qartë se kush ka frikë dhe kush përpiqet ta ndalojë drejtësinë. Këta po përdorin Kushtetutën e tyre, që të kapin institucionet e drejtësisë. Qëndrimi ynë është i prerë për respektimin e ligjit. Nuk ka më dialog politik, nuk ka më diskutim parlamentar, tha Vasili.
Sigal