Ndryshime në qeverisje, emërohen edhe 7 prefektë të rinj

537
Pas emërimeve të reja në kabinetin qeveritar, pasojë e marrëveshjes Rama – Basha, emra të rinj shfaqen edhe në krye të 7 prefekturave të vendit. Por, prefektët e rinj zëvendësojnë të mëparshmit, që do të kandidojnë si deputetë në zgjedhje në listat e mazhorancës.

Konkretisht:
Admir Abrija emërohet Prefekt i Tiranës.
Pandi Papando emërohet Prefekt i Korçës.
Vasil Bregu emërohet Prefekt i Fierit.
Ardit Demiri emërohet Prefekt i Elbasanit
Ardit Kaja emërohet Prefekt i Dibrës dhe Valbona Zylyftari, Prefekte e Beratit/
Sigal