Ndryshime në qeveri, largohet Cani në krye të Financave Arben Ahmetaj

475
Ndryshime në qeveri. Shkëlqim Cani zëvendësohet me Arben Ahmetajn në krye të Ministrisë së Financave. Ndërsa në krye të Ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të jetë Milva Ekonomi e cila deri dje mbante postin e zv/ ministres së Shëndetësisë.
Në orën 12:30 pritet mbledhja e tryezës së koalicionit.
Ora 11:04 Iken Shkelqim Cani 
Nga sot Shkëlqim Cani nuk do të jetë më ministri i Financave por do të vijojë të jetë një deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave”.
Përmes një deklarate për shtyp që u shpërnda në media në orën 11:00 të 16 shkurtit 2016, zyra e shtypit e kryeministrisë njofton: kryeministri kishte informuar ministrin Cani për vendimin e zëvendësimit të tij me një koleg tjetër dhe i kërkonte vazhdimin e angazhimit të tij, me të njëjtin profesionalizëm e përkushtim, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë e Financave”
Detyrën e Ministrit të Financave, Kryeministri do t’ia besojë Z. Arben Ahmetaj, ndërsa detyrën e Ministrit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do t’ia besojë Znj. Milva Ekonomi.
Më pas deklarata për shtyp informon se Kryeministri Edi Rama i shprehu “falenderimet Ministrit të Financave Shkëlqim Cani për angazhimin, profesionalizmin dhe integritetin e plotë në kryerjen e njërës prej detyrave më të vështira qeverisëse të këtij mandati”.
Edhe nga ana e tij, Ministri Cani e falënderoi “Kryeministrin për besimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në kapërcimin me sukses të situatës së rëndë financiare të trashëguar dy vjet e gjysëm më parë, si edhe e siguroi për vazhdimin me përkushtim të plotë të angazhimit të tij politik e profesional si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Sigal