Ndryshime në qeveri, emërohen 5 zv.ministra të rinj

446
Pas zëvendësimit të minsitrave, këtë javë ndryshimet në qeveri janë bërë në nivel zv. ministrash. Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka miratuar emërimin e Eralda Methasanit zv. ministre të Integrimit, Redi Shtinon si zv. ministër në Arsim, Kledi Xhaxhiu si zv.ministër i Mjedisit dhe Eridian Salianji si zv.ministër i Drejtësisë. Salianji do të zëvendësojë në këtë post Idlir Peçin, i cili do të kalojë si zv.ministër i Mbrojtjes. Pothuaj një muaj më parë një tjetër rrokadë u bë në rang zv.ministrash, e më pas largimi nga qeveria i minsitrit të Financave Shkëlqim Cani.
Sigal